Main Article Content

Abstrakti

Ky artikull analizon dinamikat e pushtetit në Shqipëri gjatë viteve 1953-1956, një periudhë e shënuar nga ndryshime tronditëse në Bashkimin Sovjetik, të reflektuara në gjithë Bllokun Lindor. Në Shqipëri, vitet që pasuan vdekjen e Stalinit u karakterizuan nga përpjekjet për të ruajtur kontrollin e brendshëm, ndërkohë që udhëheqja shqiptare synonte të ndiqte ritmin e reformave të “Kursit të Ri” të Nikita Hrushovit, të imponuara nga Moska. Duke u mbështetur në një rilexim të dokumenteve arkivore dhe në gjetje të reja burimore, studimi shqyrton hendekun midis pranimit formal të direktivave reformuese sovjetike dhe zbatimit selektiv të tyre në praktikë. Artikulli argumenton se procesi i reformave të nxitura nga Moska nuk solli transformim të strukturës së pushtetit në Shqipëri. Lufta kundër kultit të individit nuk preku thelbin e autoritetit personal dhe të personalizimit të vendimmarrjes, por u kufizua në riformulimin e narrativës publike, ku partia duhej të përmendej përpara individit. Artikulli analizon manovrat e Enver Hoxhës për të konsoliduar autoritetin e tij, si brenda hierarkisë së lartë partiake, ashtu edhe në shoqëri. Raste si ai i Tuk Jakovës dëshmojnë se çdo përpjekje për depersonalizimin e historisë dhe relativizimin e rolit të udhëheqësit përbënte kufirin e pakalueshëm të reformës. Për këtë arsye, periudha 1953-1956 përkufizohet si reformë pa transformim, pasi nuk preku themelet ideologjike të një regjimi të orientuar drejt stalinizmit.

Fjalëkyçet

De-Stalinization, New Course, Enver Hoxha, cult of personality, power dynamics. Destalinizim, Kursi i Ri, Enver Hoxha, kult i individit, dinamika të pushtetit.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2026. “REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/f99r1p51.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2026. “REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/f99r1p51.

Share

References

  1. 1 Robert C. Tucker, "Introduction," në Stalinism, essey in historical interpretetion, edited by Robert C. Tucker (New Jersey: Transaction Publishers, 1999).
  2. 2 Mark Kramer, “The Changing Pattern of Soviet–East European Relations 1953-1968,” në The Cambridge History of Communism, vol. 2: The Socialist Camp and World Power, 1941-1960, Norman M. Naimark, Silvio Pons, dhe Sophie Quinn-Judge eds. (Cambridge: Cambridge University Press, 2017), 140.
  3. 3 Po aty.
  4. 4 Árpád von Klimó, Hungary since 1945, translated by Kevin McAleer (New York and London: Routledge, 2018), 26-27.
  5. 5 Për Rumaninë në procesin e destalinizimit, shih: Vladimir Tismaneanu, Stalinism for All Seasons: A Political History of Romanian Communism (Berkeley: University of California Press, 2003).
  6. 6 Ana Lalaj, Pranvera e rrejshme e ’56 (Tiranë: Infbotime, 2015); Elidor Mëhilli, “Defying De-Stalinization: Albania’s 1956,” Journal of Cold War Studies, vol. 13, no. 4 (Fall 2011): 4-56. Tezën e Mëhillit e përsërit edhe Ylber Marku, “Shifting Alliences: Albania in the Early Cold War,” në Journal of Cold War Studies, vol. 24, no. 3 (Summer 2022): 81, https://doi.org/10.1162/jcws_a_01074.
  7. 7 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 14/Arkivi i Partisë (AP)-Organet Udhëheqëse (OU), Viti (më tej: V.) 1953, Dosja (më tej: D.) 1/9, fl. 9. Mbledhje e përbashkët e KQ të PPSH-së me Presidiumin e Kuvendit Popullor, me rastin e vdekjes së Stalinit, 6 mars 1953.
  8. 8 Po aty.
  9. 9 Sonila Boçi, “Trajektorja e një kulti: Enver Hoxha dhe sendërtimi i udhëheqësit stalinist (1944-1948),” në Studime historike, nr. 2/2025 (Tiranë: 2026) https://doi.org/10.61773/b8qpn629.
  10. 10 Për një studim të detajuar dhe të mirargumentuar mbi sovjetizimin e Shqipërisë, ndërveprimin e saj me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Bllokut Lindor për të çuar përpara projektet modernizuese, të cilat do t’i shërbenin edhe konsolidimit të regjimit, shih: Elidor Mëhilli, From Stalin to Mao: Albania and the Socialist World (Ithaca: Cornell University Press, 2017).
  11. 11 Përveç shpalljes së zisë kombëtare dhe ngritjes së flamurit në gjysmështizë, në Shqipëri më 6 mars u ndërpre puna e mësimi në të gjitha qendrat e punës, zyrat e administratës dhe shkollat. Sipas traditës shqiptare të mortit, u hapën dyert për të pritur vizitat e ngushëllimit. Në Tiranë vizitat do të priteshin në Kryeministri, ndërsa në rrethe në komitetet e partisë. Për të përjetësuar emrin e Stalinit, më 7 mars, një pjesë e bulevardit të madh të kryeqytetit u pagëzua me emrin e tij. Shih: AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 1/9, fl. 18.
  12. 12 Marku, “Shifting Alliences,” 90.
  13. 13 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 1/9, fl. 14.1. Thirrje e mbledhjes së përbashkët të KQ të PPSH-së me Presidiumin e Kuvendit Popullor, me rastin e vdekjes së Stalinit, 9 mars 1953.
  14. 14 Ana Lalaj, “Detanta e parë dhe Shqipëria,” në Studime historike, nr. 3-4 (2009): 337.
  15. 15 Enver Hoxha, Hrushovianët. Kujtime (Tiranë: 8 Nëntori, 1980), 16.
  16. 16 Po aty.
  17. 17 Po aty.
  18. 18 Për kupolën drejtuese moskovite, autoritetet politike në Shqipëri nuk e kishin aspak nën kontroll situatën politike dhe ekonomike në vend. Ata akuzonin drejtuesit shqiptarë për shfrytëzimin e shqiptarëve, veçanërisht të atyre që jetonin në zonat rurale. Ata tërhiqnin vëmendjen për pakënaqësinë në rritje të fshatarësisë për shkak të taksave të rënda “nga 200 tonë prodhim t’i marrësh (fshatarësisë) 50, kjo është grabitje”; për një aparat burokratik të cilin as “Rockfelleri dhe Morgan nuk do të guxojnë ta mbajnë”; për masat ndëshkimore ekstreme etj. Shih: AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 23, fl. 1. Nga raportimi i Enver Hoxhës në Byronë Politike të KQ të PPSH-së mbi bisedimet e zhvilluara në Moskë.
  19. 19 Deri në atë moment, Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me fqinjët tokësorë, Jugosllavinë dhe Greqinë. Marrëdhëniet me Italinë ishin vendosur më 1949, por ato ishin në një pikë të vdekur, pa asnjë zhvillim real. Shih: Historia e popullit shqiptar gjatë shekullit XX, vëll. V, grup autorësh, redaktor përgjegjës akad. prof. dr. Beqir Meta, ASA/Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2023), 304-325.
  20. 20 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 23, fl. 1. Nga raportimi i Enver Hoxhës në Byronë Politike të KQ të PPSH-së mbi bisedimet e zhvilluara në Moskë. Sovjetikët e këshilluan që pozicionet si Kryetar i Frontit dhe i Presidiumit të Kuvendit Popullor duhej t’i mbante.
  21. 21 Robert C. Tucker argumenton se Stalini në kohën e afirmimit të pushtetit të tij gjatë viteve ’30 ndërmori politika e reforma radikale, duke ndjekur një rrugë revolucionare në ndërtimin e socializmit dhe duke bërë pikërisht atë që Lenini kishte paralajmëruar të mos bëhej. Shih: Robert C. Tucker, "Stalinism as revolution from above," në Stalinism, essay in historical interpretetion, edited by Robert C. Tucker (New Brunswick, New Jersey: Transaction Publishers, 1999), 82.
  22. 22 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 23, fl. 43. Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 20-22 qershor 1953.
  23. 23 Po aty, fl. 1.
  24. 24 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 28, fl. 33-34. Nga diskutimi i Pilo Peristerit në mbledhjen e Byrosë Politike në KQ të PPSH-së, 28 gusht 1953.
  25. 25 Po aty.
  26. * Përveç këtyre posteve, Enver Hoxha vijonte të ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore dhe Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë.
  27. 26 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 23, fl. 43. Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 20-22 qershor 1953.
  28. 27 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1949, D. 42, fl. 22. Nga mbledhja e Byrosë Politike e KQ të PPSH-së.
  29. 28 “Vendim i Plenumit të KQ të PPSH-së ‘Mbi masat për ngritjen e mëtejshme të nivelit të jetesës së punonjësve’, 24-25 dhjetor 1953,” Dokumenta kryesore të PPSH-së, 1949-1956, vëll. II, bot. II, (Tiranë: 8 Nëntori, 1972), 445-448.
  30. 29 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 28, fl. 34. Nga fjala e Pilo Peristerit në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 27 gusht 1953.
  31. 30 Po aty, F. 10/AP/III/III, V. 1953, D. 20, fl. 4. Protokoll i takimit të zhvilluar në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të KQ të PPSH-së, shokut Enver Hoxha, me sekretarin e organizatës bazë të partisë të katundit Mazrek, të lokalitetit të Vorës, lidhur me një padrejtësi që i ishte bërë një fshatari nga katundi Kuç i lokalitetit të Vorës, 23 qershor 1953.
  32. 31 Po aty, fl. 4.
  33. 32 Po aty, fl. 8.
  34. 33 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 41, fl. 38. Nga diskutimi i Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 6 nëntor 1953.
  35. 34 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 28, fl. 25. Nga diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike në KQ të PPSH-së, 28 gusht 1953.
  36. 35 Mehmet Shehu u shpreh se në kohën e luftës ajo ka qenë më e theksuar. “Mehmeti dhe Hysniu diheshin atëherë dhe populli i krahinave tona thoshin se këta e bëjnë luftën”, po aty, fl. 29. Nga diskutimi i Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike në KQ të PPSH-së, 28 gusht 1953.
  37. ** Në Plenumin e KQ të PPSH-së çështja e kultit të individit u diskutua në korrik 1954.
  38. 36 Mehmet Shehu, “Shoku Enver Hoxha, udhëheqës i partisë dhe i popullit,” Zëri i Popullit, e premte, 16 tetor 1953.
  39. 37 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 64, fl. 186-208. Nga procesverbali i mbledhjes së sekretariatit të KQ të PPSH-së, mbi takimin e Enver Hoxhës me Sokrat Bufin, 31 gusht 1953.
  40. 38 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 32, fl. 33. Nga fjala e Spiro Kolekës në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 28-29 shtator 1953.
  41. 39 Bashkim Shehu, Liri Belishova dhe koha e saj: Idealizmi, humnerat e pushtetit, katarsis (Tiranë: UETPress, 2020), 93.
  42. 40 Për më tepër, shih: Gjon Boriçi, “Pohimi nga Byroja Politike e PPSH të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953,” në Të mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990, redaktimi shkencor Sonila Boçi (Tiranë: AIDSSH, 2019), 194-216.
  43. 41 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 29, fl. 145-148. Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 1 shtator 1953.
  44. 42 Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 32, fl. 16. Nga fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 28-29 shtator 1953.
  45. *** Mehmet Shehu kishte krijuar një reputacion për veten të bazuar mbi veprimtarinë e tij revolucionare dhe aftësitë personale. Ndonëse nuk posedonte karizmin e Hoxhës, përkundrazi, shumica i frikësoheshin për arrogancën dhe prepotencën që tregonte vazhdimisht ndaj bashkëpunëtorëve dhe vartësve, Shehu megjithatë shfaqte aftësi të cilat Hoxhës i mungonin. Ai kishte kryer “shkollën revolucionare” në Spanjë dhe ishte organizator shumë i mirë, si politik, ashtu edhe ushtarak dhe administrativ. Shehu njihej si njeri “i dorës së fortë”. Ishte ai që kishte vendosur kontrollin qeveritar në veri, duke pushkatuar pa gjyq, arrestuar dhe keqtrajtuar popullsinë e atyre zonave. Po ashtu, ishte ai që i ishte përgjigjur “terrorit me terror” ndaj popullsisë së Mirditës më 1949 dhe në Tiranë, pas vendosjes së një bombe në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë. Ai kishte fituar reputacionin e njeriut që kishte drejtuar me sukses Ministrinë e Brendshme gjatë luftës “kundër bandave të diversantëve”. Shehu ishte i vetmi në Byronë Politike që guxonte ta kundërshtonte hapur Hoxhën; ai i kritikonte ashpër të gjithë, ndërkohë që vetë nuk kishte qenë asnjëherë në qendër të kritikave. Studimet në Moskë dhe njohja e gjuhës ruse e bënin, në sytë e Hoxhës, një rival të rrezikshëm për postin e tij.
  46. 43 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1953, D. 32, fl. 2-13. Nga autokritika e Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 28-29 shtator 1953.
  47. 44 Po aty.
  48. 45 Mehilli, “Defying De-Stalinization”, 37.
  49. 46 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1955, D. 1, fl. Raporti i KQ të PPSH-së mbi punën ideologjike, mbajtur nga Liri Belishova në Plenumin e KQ të PPSH-së, 25-27 prill 1955.
  50. 47 Po aty, fl. 278. Nga fjala e Sami Bahollit në Plenumin e KQ të PPSH-së, 25-27 prill 1955.
  51. 48 Nikolin Loka, Tuk Jakova, jeta dhe vepra (Tiranë: Grand Prind, 2017), 293-296; Demir Dyrmishi, Lufta politike në udhëheqjen e PKSH (PPSH) 1944-1960 (Tiranë: Toena, 2011), 185-187.
  52. 49 AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1955, D. 1, fl. 271. Nga fjala e Tuk Jakovës në Plenumin e KQ të PPSH-së, 25-27 prill 1955.
  53. 50 Po aty. T. Jakova solli rastin e dy individëve nga Shkodra, qyteti i tij i lindjes, përfaqësues i të cilit ishte në Kuvendin Popullor. Jakova tregon për vetëvrasjen e një vajze, mbesës së patër Anton Harapit, një prej ish-regjentëve të dënuar me vdekje nga regjimi, pasi kishte mbetur pa asnjë mjet jetese dhe pa kujdes minimal. Rasti i dytë, i ngjashëm me të parin, ishte shtyrë drejt vetëvrasjes për të njëjtat arsye, por në momentin e fundit tragjedia u evitua.
  54. 51 Po aty, fl. 304. Nga fjala e Sadik Bocajt në Plenumin e KQ të PPSH-së, 25-27 prill 1955.
  55. 52 Po aty, fl. 269. Nga fjala e Tuk Jakovës në Plenumin e KQ të PPSH-së, 25-27 prill 1955.
  56. 53 Kastriot Dervishi, Historia e vërtetë e Partisë së Punës së Shqipërisë, 1944-1991 (Tiranë: 55, 2022), 115.
  57. 54 Lalaj, Pranvera e rrejshme e ’56, 135-156; Loka, Tuk Jakova, 314-317.
  58. 55 William J. Chase, Enemies within gates? The Comintern and Stalinist repression 1934-1939 (New Haven and London: Yale University Press, 2001), 405.
  59. 56 “Bedriun e arrestuam nga frika se mos vriste veten”, marrë me shkurtime nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, 20 qershor 1955, në Lalaj, Pranvera e rrejshme e ’56-ës, 156. Bedri Spahiu u lirua për mungesë provash, por në Elbasan, ku ishte dërguar të punonte si kontabilist, ai ishte në vëzhgim nga Sigurimi i Shtetit.
  60. 57 Dervishi, Historia e vërtetë e Partisë së Punës, 116.
  61. 58 Lalaj, “Detanta e parë dhe Shqipëria,” 342.

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>