Main Article Content

Abstrakti

Më 5 mars 1953, Stalini vdiq, kurse në ditën e funeralit të Stalinit, më 9 mars 1953, mijëra shqiptarë, bashkë me Enver Hoxhën, ranë në gjunjë përpara përmendores së bronztë në qendër të Tiranës. Që prej asaj dite, 730 mijë njerëz, në një popullsi më pak se 1.3 milionëshe, vunë firmat në “Betimin e popullit shqiptar para Stalinit të Madh” dhe më 2 korrik ai iu përcoll Moskës. Procesione të ngjashme u mbajtën edhe në kryeqytetet e tjera komuniste. Por shpejt u pa se këto betime “popullore” besnikërie ishin vetëm fasada. Burime të ndryshme, sidomos ato diplomatike, bënin fjalë se në vendet e Bllokut ishte fermentuar një gjendje shpërthyese, për shkak të vështirësive ekonomike, por edhe për shkak të drejtimit të keq dhe represionit që drejtuesit komunistë të këtyre vendeve ushtronin në popull.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2025. “1953 - UDHËHEQËSIT E RINJ SOVJETIKË PARALAJMËROJNË: OSE NDRYSHIME OSE KATASTROFË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/rq2hnx26.

How to Cite

Lalaj, Ana. 2025. “1953 - UDHËHEQËSIT E RINJ SOVJETIKË PARALAJMËROJNË: OSE NDRYSHIME OSE KATASTROFË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/rq2hnx26.

Share