Main Article Content
Abstrakti
Libri më i fundit i shkruar nga prof. dr. Adem Mezini i vjen lexuesit, pas
disa shkrimeve dhe botimeve të tjera të suksesshme të viteve të fundit, ku
materializohet më së miri përvoja e tij e gjatë si pedagog në fakultete të
ndryshme të Universitetit të Tiranës, me mendimin e pjekur, si një studiues i
mirëkualifikuar dhe njohës shumë i mirë i historisë moderne evropiane e
botërore.
Botimi përfshin një numër ligjëratash të zgjedhura për historinë politike
botërore, duke mos lënë jashtë trajtimit edhe Shqipërinë e periudhës totalitare e
tranzicionit. Libri fokusohet kryesisht tek zhvillimet politike më të rëndësishme
të shekullit XX, por nuk ngelen jashtë trajtimeve edhe ngjarje të mëdha
historike të periudhave paraardhëse dhe më të fundit, që i përkasin fillim
shekullit XXI.
