Main Article Content
Abstrakti
Demonstratat e nëntorit 1968 tronditën Kosovën dhe shtetin komunist jugosllav. Të rinjtë e Kosovës u ngritën kundër autoritetit të shtetit që për dekada i kishte shtypur, i kishte ndrydhur dhe vazhdonte të mos i dëgjonte. Ata kërkonin më shumë të drejta kombëtare dhe njerëzore. Në themel të tyre qëndronte kërkesa për Republikën e Kosovës. Demonstratat e Kosovës nuk ishin të dhunshme, por shteti përdori dhunë ndaj tyre. Ato ishin demonstratat e para në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore dhe si të tilla patën jehonë në popull se u rikthye një kohë që pothuajse “ishte harruar”. Demonstratat e Kosovës do të ndiqeshin nga demonstratat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe në vitet e ardhshme do të përkujtoheshin po në të njëjtën mënyrë, me manifestime të hapura qytetare.
