Main Article Content
Abstrakti
Në vitet shtatëdhjetë të shek. XX, u vendosën kontakte direkte ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kosovës. Marrëdhëniet dypalëshe gjetën konkretizim në disa fusha. Përveç marrëdhënieve tregtare u nënshkruan një varg marrëveshjesh të ndërsjella në arsim, shkencë e kulturë. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ishte fenomen i ri në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Për herë të parë, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e të dy anëve të kufirit po komunikonin direkt me njëri-tjetrin në fusha jo aq fitimprurëse, por me rëndësi të veçantë për lidhjet e tyre shpirtërore e kulturore. Sinjalin për të ndërtuar politika afrimi ndërmjet Shqipërisë e Jugosllavisë, me gjithë kundërthëniet që ekzistonin në mes dy vendeve, do ta jepnin të dy udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë e Jugosllavisë.
