Main Article Content
Abstrakti
Në kuadër të aktiviteteve shkencore më dt. 23 dhjetor 2010 në sallën
“Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave u organizua nga Instituti i Historisë,
Komuna Martanesh dhe Shoqata Atdhetare – Kulturore e kësaj treve, sesioni
përkujtimor me temë “Tribuni i lirisë Baba Faja Martaneshi”.
Në të morën pjesë historianë, studiues, intelektualë, gazetarë e personalitete
të tjera të shkencës. Morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të komunës së
Martaneshit e të trevave të tjera të Çermenikës dhe të Dibrës.
Sesioni u drejtua nga drejtori i Institutit të Historisë, Tiranë, akademik
prof. dr. Beqir Meta i cili hapi dhe punimet e këtij sesioni.
Në fjalën e hapjes akademik Beqir Meta nënvizoi faktin që për figurën e
Baba Faja Martaneshit në të kaluarën edhe është folur por edhe është lënë në
heshtje. Ai theksoi që me punën e studiuesve të rinj ka ardhur koha që edhe
ndaj figurës së Baba Faja Martaneshit të hidhet dritë në tërë kontributin e tij të
veçantë e lidhur kjo edhe me krahinën që ai përfaqësoi në Luftën Antifashiste
për liri.