Main Article Content

Abstrakti

Qendra e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Komunën e
Martaneshit, si dhe Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Martaneshi” në vazhdën e
aktiviteteve shkencore, organizuan më 13 dhjetor 2009, në Tirana International
Konferencën Shkencore me temë: “Martaneshi – Histori e Traditë”.
Kjo konferencë u realizua në kuadër të 100-vjetorit të hapjes së shkollës
së parë shqipe në Martanesh dhe në 50-vjetorin e minierës së kromit “11
Heronjtë”, Batër-Martanesh. Ky projekt u financua nga Komuna “11 Heronjtë”
Martanesh dhe biznesmenë të minierës Batër. Moderator dhe organizator i
Konferencës ishte Ma. Teki Kurti.
Në këtë tubim morën pjesë studiues dhe historianë nga Instituti i
Historisë, Instituti i Antropologjisë, Instituti i Gjuhësisë si dhe Instituti i
Minierave e Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Morën pjesë gjithashtu
përfaqësues të Klerit Bektashian, drejtues të Komunës dhe Shoqatës
“Martaneshi” si dhe personalitete të fushave të arsimit e kulturës, e minierës së
Batrës, studentë e përfaqësues të medias etj.

Article Details

How to Cite
Kurti, Teki. 2025. “KONFERENCË SHKENCORE: ‘MARTANESHI – HISTORI E TRADITË’ Tiranë, 13 Dhjetor 2009”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/py0n9c44.

How to Cite

Kurti, Teki. 2025. “KONFERENCË SHKENCORE: ‘MARTANESHI – HISTORI E TRADITË’ Tiranë, 13 Dhjetor 2009”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/py0n9c44.

Share