Main Article Content
Abstrakti
Artikulli synon të analizojë situatën politike në Shqipëri në muajt e parë të pushtimit gjerman, duke u ndalur në marrëdhëniet ndërmjet Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) me forcat e tjera politike në Shqipëri: Ballin Kombëtar dhe Partinë Nacional Zogiste (Legalitetin). Ai do të shpjegojë procesin e ideologjizimit të rezistencës shqiptare nga ana e PKSH-së, e cila u bë shkaktar i luftës civile në vend; fillimet e ravijëzimit nga ana e saj të profilit të “armikut të popullit” dhe propagandimit të rolit drejtues të PKSH-së në rezistencën shqiptare. Artikulli do të analizojë arsyet e metamorfozës politike të Ballit Kombëtar nga një organizatë e rezistencës antifashiste në një lëvizje antikomuniste e gatshme të bashkëpunonte edhe me pushtuesin nazist.
