Main Article Content

Abstrakti

Vite të shkuara, kur drejtoja Institutin e Historisë, e konsiderova përparësi në punën time përzgjedhjen e studentëve të sapodiplomuar, të aftë e të pasionuar, që do t’i bashkoheshin grupit të studiuesve në Institut. Kam pasur atë kohë takime me pedagogë të degës së Historisë të Universitetit të Tiranës, kam qenë e pranishme në provime e në shumë mbrojtje diplomash. Me atë rast njoha dhe studenten Sonila Boçi, e cila në një sallë të katit të dytë të Fakultetit të Historisë e Filologjisë, duke ligjëruar për tezën që përmbyllte studimet e saj universitare, përcillte te dëgjuesi brishtësi dhe qartësi njëherësh. Kjo ishte ndjesia ime e parë, e cila u plotësua më tej pas bisedave të drejtpërdrejta me Sonilën dhe me mësimdhënësit e saj. Përfundimisht, në shtator të vitit 2001, zuri vend në Departamentin e Historisë së Pasluftës të Shtetit Shqiptar, në njërën nga tryezat që deri atëherë e kishte përdorur një studiues i sapodalë në pension.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2023. “SONILA BOÇI: MINORITETET KOMBËTARE NË SHQIPËRI MIDIS IDENTITETIT DHE INTEGRIMIT (1939-1949), Tiranë: Kristalina-KH, 2012, 365 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/427.

Share