Main Article Content
Abstrakti
Të paktë janë kombet që kanë përjetuar gjatë historisë kaq shumë
momente kthesash dramatike sa shqiptarët. Të gjendur shpesh në
udhëkryqe gjeopolitike, shqiptarëve u është dashur të ndërmarrin aksione
e të bëjnë sakrifica të vazhdueshme për të siguruar mbijetesën e tyre. Në
këtë përpjekje e luftë të vazhdueshme për ruajtjen e identitetit kombëtar,
dinjitetit njerëzor dhe mbijetesës nga presionet e vazhdueshme të
nacionalizmave sllavë, në mënyrë të veçantë atij serb, shqiptarët e mbetur
jashtë kufijve shtetërorë, veçanërisht ata të Kosovës kanë shenjuar një
histori të jashtëzakonshme. Shumë është shkruar për Kosovën e viteve
‘80, por me sa duket, asnjëherë mjaftueshëm. Në këtë panoramë, punimi
më i ri i prof. assoc. dr. Memli Krasniqi është një dritare tjetër që hapet
dhe një kontribut i vlerësuar.
