Main Article Content

Abstrakti

Marrja e Kostandinopojës prej Sulltan Mehmed Fatihut II qe një pikë kthese në historinë e botës e cila, përveç të tjerash nxori edhe një aktor të ri në gjeopolitikën botërore të asaj periudhe, Perandorinë Osmane. Katër dekada pas vdekjes së sulltanit që mori Kostandinopojën, Mehmedit II, në fronin e shtetit osman do të vinte njëri prej sundimtarëve më të mëdhenj të kësaj dinastie, Sulltan Sulejmani I. I njohur me nofkën Ligjvënësi (Kanuniu) ose i Madhërishmi (Magnificent), ai arriti ta kthejë Perandorinë Osmane në një fuqi dominuese dhe imponuese thuajse ndaj të gjitha shteteve e mbretërive në pellgun e Mesdheut. Ekspansioni i pandalshëm osman do të shkaktonte tek të tjerët një ndjenjë frike ndaj ushtrive turke të cilat, në syrin e fuqive europiane, qenë të veshura me petkun e mitit “të pathyeshmërisë”.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2023. “PRANIA E ELEMENTIT SHQIPTAR NË FUSHATËN OSMANE TË MALTËS TË VITIT 1565”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/tvnwcb31.

How to Cite

Caka, Eduart. 2023. “PRANIA E ELEMENTIT SHQIPTAR NË FUSHATËN OSMANE TË MALTËS TË VITIT 1565”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/tvnwcb31.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>