Main Article Content

Abstrakti

Ardhja e Nikita Hrushovit në krye të Bashkimit Sovjetik (BS) ridimensionoi jo vetëm botën komuniste, por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Fjalimi i tij sekret në Kongresin XX të PK të BRSS dhe dënimi i kultit të individit, të krijuar nga Stalini, shkaktoi tërmet në lidershipin ekzistues të Lindjes Komuniste. Situata po ndryshonte duke përjetuar dinamika të fuqishme, që u demonstruan qartazi në ngjarjet e ndodhura në Poloni, Hungari apo edhe në Shqipëri me Konferencën III të Komitetit të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) së Tiranës. Në të njëjtën mënyrë, Kongresi XX i PK të BS-së hapi rrugën edhe për reagimin e komunistëve të vendeve perëndimore. Ideja e policentrizmit dhe “rrugës italiane për në socializëm”, e hedhur nga kreu i Partisë Komuniste Italiane (PKI), Palmiro Togliatti, në Kongresin VIII të saj (8 dhjetor 1957) ishte dëshmi tjetër e rëndësishme e një bote komuniste në ndryshim.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2023. “PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË NË KËRKIM TË ‘ALEATËVE’ NË GJIRIN E KOMUNISTËVE ITALIANË (1961-1962)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/s7r6ky84.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2023. “PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË NË KËRKIM TË ‘ALEATËVE’ NË GJIRIN E KOMUNISTËVE ITALIANË (1961-1962)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/s7r6ky84.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>