Main Article Content

Abstrakti

Shqipëria dhe Italia dolën nga Lufta e Dytë Botërore me status ndërkombëtar të paqartë. Shqipëria kishte qenë një prej viktimave të para të Boshtit. Rezistenca e shqiptarëve kundër ushtrive të Boshtit ishte njohur nga Aleatët e Kombeve të Bashkuara, por mungesa e një qeverie në mërgim dhe mosnjohja ndërkombëtare e qeverisë provizore të dalë nga mbledhja II e Këshillit Nacionalçlirimtar në Berat nuk ishte një lajm i mirë për vijimësinë e shtetit shqiptar. Italia, nga ana tjetër, kishte qenë një nga shtetet e Boshtit, por angazhimi i italianëve gjatë viteve 1943-1944 në rezistencën kundër Gjermanisë së Hitlerit, i jepte në përfundim të luftës statusin e një vendi të mundur, për të cilin aleatët, veçanërisht ata perëndimorë ishin të gatshëm të bënin disa lëshime. E kontrolluar nga aleatët në shumë aspekte të politikës së saj të jashtme, Italia e pasluftës po përpiqej të rigjente vendin e saj në konfiguracionin gjeostrategjik europian. Vitet që artikulli merr në studim janë shumë të rëndësishme për të dyja vendet në ravijëzimin e qëndrimeve dhe politikave të tyre kundrejt njëra-tjetrës. Qëllimi i artikullit është të analizojë rrugëtimin e të dyja shteteve në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike në një botë të dalë nga një konflikt i armatosur, që po ecte me shpejtësi drejt polarizimit ideologjik. Ai synon të argumentojë se si pozicionimi i këtyre dy shteteve në të dy krahët opozitarë të Luftës së Ftohtë do të kondiciononte marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2024. “SHQIPËRIA DHE ITALIA NGA PËRFUNDIMI I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DERI NË VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE (1945-1949)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/7nj3tw93.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2024. “SHQIPËRIA DHE ITALIA NGA PËRFUNDIMI I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DERI NË VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE (1945-1949)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/7nj3tw93.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>