Main Article Content
Abstrakti
Më 1 shtator 2008 Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë organizoi dhe zhvilloi në Tiranë një konferencë shkencore ndërkombëtare me temën “Monarkia shqiptare 1928-1939”. Këtë projekt e financoi Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Konferencës i parapriu hapja e një ekspozite në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita ngjalli mjaft interes tek vizitorët e shumtë jo vetëm adhurues të monarkisë dhe të Mbretit Zog, por edhe tek shumë intelektualë, historianë, politikanë, artistë, të cilët mjaft nga këto objekte të ekspozuara, i perceptonin për herë të parë.
Në Konferencën “Monarkia shqiptare 1928-1939”, morën pjesë historianë shqiptarë e të huaj nga Britania e Madhe, nga SHBA, nga Franca dhe Italia. Sallën “Iliria” të Hotel Sheraton e kishin mbushur dhe shumë të ftuar nga institucionet e tjera shkencore e akademike nga mbarë vendi, studentë të universiteteve tona si dhe mjaft politikanë për të cilat ngjallte interes tematika e kësaj veprimtarie.
