Main Article Content
Abstrakti
Më 16 qershor 2008 Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë organizuan konferencën shkencore “Shqipëria dhe NATO”. Konferenca u hap nga Dr. Ardian Marashi – drejtori i QSA, dhe u përshëndet nga z. Genc Pollo- ministër i Arsimit dhe i Shkencës. Në konferencë u mbajtën 6 kumtesa, të cilat trajtuan probleme të ndryshme që kishin të bënin me problemet e sigurisë së shtetit shqiptar gjatë shekullit të 20 dhe aspiratat perëndimore të shqiptarëve; me raportet e Shqipërisë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë; me përfshirjen dhe largimin e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, me përpjekjet e SHBA për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe trajtimin e situatave të pasigurta të Shqipërisë pas daljes nga Traktati i Varshavës ; me angazhimin ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe Jugosllavi dhe me integrimin e natyrshëm të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.
