Main Article Content
Abstrakti
1969 shënoi fundin e strategjisë së “Përmbajtjes” dhe fillimin e “Realpolitikës”. Politika e re e SHBA u zbatua edhe në marrëdhëniet me Shqipërinë. Në fillim të viteve ‘70 SHBA morën të parët iniciativën për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, pas një ngërçi më shumë se një çerekshekulli të marrëdhënieve dypalëshe. Iniciativa e amerikanëve nuk erdhi si rezultat i ndryshimeve apo zbutjes së regjimit komunist në Shqipëri, por ajo ishte pjesë e vizionit të ri politik të SHBA për të pranuar një realitet të caktuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe veçanërisht në raportet me vendet socialiste të Evropës Lindore. Duhet pranuar se, iniciativën për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, që nga fundi i vitit 1944, e kishin pasur qeveritë shqiptare, ndërsa në fillim të viteve ‘70 dhe në dekadat pasardhëse ajo u ndërmor nga administratat amerikane. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në vitet 70-80, kanë disa momente të rëndësishme, ndër të cilat do të veçoja propozimet amerikane për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në fillim të viteve 70, periudha e ndarjes shqiptaro-kineze, dhe së fundi vdekjen e Enver Hoxhës dhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri.
