Main Article Content

Abstrakti

Marrëdhëniet politike, diplomatike dhe mbi tё gjitha ekonomike me
Bashkimin Sovjetik ishin guri i themelit tё çdo politike tё hartuar nga
regjimi komunist shqiptar deri nё fundin e vitit 1960. Qё pas çlirimit
tё Shqipërisë mё 29 nёntor 1944, dhe gjatё gjithё epokёs sё ndarjes sё
Europёs dhe botёs nё dy kampe, Shqipёria do t'i qёndronte me
fanatizёm deri nё fundin e regjimit komunist, modelit stalinist.
Marrёdhёniet politiko-ekonomike me Bashkimin Sovjetik dhe marrja e
kredive tё shumta nga ky vend, ishin jetike pёr mbajtjen gjallё tё
regjimit komunist nё Shqipёri. Ёshtё njё fakt i pamohueshёm historik
dhe rrjedhimisht ekonomik, se ishin pikёrisht ndihmat dhe kreditё qё
mori shteti shqiptar nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Republika
Popullore e Kinёs faktorёt kryesorё tё jetёgjatёsisё 45-vjeçare tё
diktaturës komuniste nё Shqipёri. Ideologjia ishte njё faktor dytësor
nё politikёn e jashtme tё shtetit shqiptar nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё.
Gjithçka bёhej mё sё shumti pёr pёrfitime ekonomike pёr tё mbajtur
nё kёmbё "mёsimet" e marksizёm-leninizmit dhe pastёrtinё komuniste.
Artikulli qё po ju paraqesim pёrfshin njё hark kohor prej
pesёmbёdhjetё vjetёsh 1945-1960 mbi ndihmat e mёdha ekonomike
dhe kreditё qё iu akorduan Shqipёrisё nga Bashkimi Sovjetik.
Artikulli ёshtё i mbёshtetur kryesisht nё burime primare autentike
arkivore shqiptare, ku shumica e tё cilave pasqyrohen pёr herё tё
parё dhe nё literaturё kombёtare dhe ndёrkombёtare qё pasqyron të
dhёna interesante pёr kёtё periudhё. Nёpёrmjet hulumtimit tё
kujdesshёm tё tyre jam pёrpjekur tё jap pёrgjigje tё mbёshtetura nё
argumente tё cituara pёr herё tё parё se pёrse Shqipёria u rreshtua
totalisht nё anёn e Bashkimit Sovjetik dhe çfarё pёrfitoi nga tutela
sovjetike lidershipi komunist duke pёrjashtuar totalisht çdo mundёsi
tё bashkёpunimit ekonomik dhe politik me Perёndimin. Metodologjia
e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-pёrshkruese lidhur me njё
nga periudhat mё thelbёsore tё pushtetit komunist nё Shqipёri. 

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2024. “Kreditë Sovjetike Akorduar Shqipërisë Në periudhën 1945-1960”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/vfwamt18.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2024. “Kreditë Sovjetike Akorduar Shqipërisë Në periudhën 1945-1960”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/vfwamt18.

Share