Main Article Content

Abstrakti

Më 11 gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve e mbledhur në
Londër që në dhjetor të një viti më parë, krahas përcaktimit në vija të
përgjithshme të kufirit jugor të shtetit shqiptar, vendosi krijimin e dy
Komisioneve Ndërkombëtare për caktimin në terren të kufijve veriorë
dhe jugorë të tij. Fuqitë e Mëdha përcaktuan në mënyrë të përgjithshme
proceduarat e punës së Komisioneve dhe kompetencat e tyre në caktimin
e kufirit tokësor. Komisioni i kufirit të Jugut kishte liri veprimi në zonën
e Gjirokastrës, fati i së cilës do të vendosej gjatë caktimit në terren të
kufirit shqiptaro-grek, ndërsa ishte vendosur që Korça, të ishte pjesë e
shtetit shqiptar. Baza ku do të mbështetej puna e tij ishte parimi i përzier
“etniko-gjeografik” dhe në mënyrë të veçantë, elementi i gjuhës së folur
në familje. Komisioni duhej të fillonte nga puna më 1 shtator 1913 dhe të
përfundonte më 30 nëntor të po atij viti. Tërheqja e ushtrisë greke nga
territoret shqiptarë1 do të fillonte një muaj pasi Komisioni të kishte
përcaktuar në terren vijën kufitare shqiptaro-greke.

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2025. “PËRPJEKJET E POLITIKËS GREKE PËR ANEKSIMIN E SHQIPËRISË SË JUGUT: NGA DIPLOMACIA NË VEPRIME TË ARMATOSURA (shtator 1913 - Shkurt 1914)”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/dkzfjy73.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2025. “PËRPJEKJET E POLITIKËS GREKE PËR ANEKSIMIN E SHQIPËRISË SË JUGUT: NGA DIPLOMACIA NË VEPRIME TË ARMATOSURA (shtator 1913 - Shkurt 1914)”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/dkzfjy73.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>