Main Article Content

Abstrakti

Në gjysmën e dytë të shek. I para e.s. trualli ilir, i rënë tashmë nën
zgjedhën romake në pjesën më të madhe të tij, u trondit sërish nga këmba
e ushtarit pushtues, nga Lezha e lashtë deri në Butrint; këtë herë toka
ilire, veçanërisht pjesa bregdetare, u bë shesh lufte midis dy
kryegjeneralëve romakë, Pompeut dhe Cezarit, që përfaqësonin fuqinë
më të madhe ushtarake e politike atë çast në Romë. Fillimisht, ata qenë
miq, shokë idesh dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, por, me kalimin e kohës
dhe me vrasjen e Krasit, lindën mosmarrëveshje e grindje, që çuan në
luftën e armatosur, e cila njihet në histori si “Lufta Civile”. Në përplasjen
mes tij dhe Pompeut, Cezari mbajti shënime, të cilat, më pas, i paraqiti në
një vepër, “De bello civili”, mbërritur deri në ditët tona. Edhe autorë të
tjerë pas tij kanë shkruar për këtë ngjarje, duke plotësuar kështu ato që
nuk i ka thënë Cezari, por asgjë nuk kemi nga Pompeu. Vepra e Cezarit,
“Mbi luftën civile”, që, prej 3-4 vitesh ndodhet edhe në dorë të lexuesit
shqiptar, pasqyron përmbledhjen e grindjes së armatosur mes tij dhe
Pompeut.

Article Details

How to Cite
Basha, Nermin. 2023. “EPIRI DHE BOTA ILIRE NË VEPRËN E JUL CEZARIT, ‘MBI LUFTËN CIVILE’”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/480.

How to Cite

Basha, Nermin. 2023. “EPIRI DHE BOTA ILIRE NË VEPRËN E JUL CEZARIT, ‘MBI LUFTËN CIVILE’”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/480.

Share