Main Article Content
Abstrakti
Kreu 12 – Si shtiu në dorë Orikumin, pa asnjë vonesë, Cezari niset për Apoloni.... Apolonianët dërgojnë përfaqësues te Cezari dhe e presin në portat e qytetit. Shembullin e tyre e ndjekin Bylinët, Amantinët, qytetet e tjera të afërta e gjithë Epiri dhe, si nisin përfaqësi te Cezari, e sigurojnë se do ta përkrahnin.
Kjo zonë, ku autori veҫ banorëve të Apolonisë, përmend edhe bylinët dhe amantinët, përfshirë “qytetet e tjera të afërta dhe gjithë Epirin” dërguan përfaqësi te Cezari për t’i treguar besnikëri dhe mbështetje, që do të thotë se gjithë kjo zonë i shprehu aleancë të vullnetshme, pa qenë nevoja për luftë e pushtim. Veҫ qyteteve Bylis dhe Amantia, si na thotë edhe autori i veprës, zona kishte edhe mjaft qytete të tjera, të afërvendosura me njera-tjetrën, ndoshta Meandria, Kestria etj., të cilët autori nuk i përmend, që janë zbuluar ose presin të zbulohen. Për Cezarin kjo zonë ishte shumë e rëndësishme dhe ai vetë na tregon se ishte furnizuar me grurë nga këto vende. Amantët, bylinët dhe gjithë banorët e tjerë të afërt të atyre zonave, duke qenë pro autoritetit të konsullit romak, jo vetëm nuk iu kundërvunë Cezarit, por shërbyen si një burim i mirë furnizimi në haje për ushtrinë e tij.
