Main Article Content

Abstrakti

Më 7 mars 1914, ish kapiteni i kavalerisë gjermane Vilhelm Vidi (Wilhelm fon Wid), caktuar nga Fuqitë i Mëdha si princ i Shqipërisë, mbërriti në Durrës. Sakaq, vështirësia kryesore që ai hasi ishte pamundësia e ushtrimit të sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit shqiptar. “Lëvizja Vorioepirote” e aktivizuar në territoret jugore, për të kundërshtuar vendimin e Fuqive të Mëdha për bashkimin e krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës me shtetin shqiptar, ishte pengesa kryesore e shtrirjes së atributeve qeverisëse në Shqipërinë e Jugut. Më 2 mars 1914, aty ishte shpallur “autonomia e Epirit të Veriut” dhe ishte krijuar një qeveri me në krye Jorgo Zografosin (Georgios Zografos), ish guvernator i përgjithshëm i administratës greke në territoret e pushtuara të Shqipërisë së Jugut. Situata bëhej edhe më e vështirë nga prania e trupave greke, të cilat nuk ishin tërhequr nga territoret jugore, megjithëse Luftërat Ballkanike kishin përfunduar.

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2023. “NË PËRPJEKJE PËR TË QETËSUAR JUGUN E SHQIPËRISË: LËVIZJET DIPLOMATIKE TË MARSIT 1914”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/431.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2023. “NË PËRPJEKJE PËR TË QETËSUAR JUGUN E SHQIPËRISË: LËVIZJET DIPLOMATIKE TË MARSIT 1914”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/431.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>