Main Article Content
Abstrakti
Në fund të shtatorit të vitit 1912, shtetet ballkanike filluan haptazi të demonstronin përgatitjet për luftë. Më 8 tetor, një ditë pasi fqinjët ballkanikë morën notën austro-ruse, që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në, shteti më i vogël dhe më i dobët i Ballkanit, Mali i Zi i deklaroi luftë Perandorisë Osmane. Më 17 tetor edhe Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre në luftë. Një ditë më pas, koalicionit të shteteve ballkanike iu bashkëngjit edhe Greqia. Filloi kështu Lufta e Parë Ballkanike.
Ecuria e Luftës në favor të shteteve ballkanike, shtroi çështjen e ndarjes së territoreve të Perandorisë Osmane, pjesë e të cilave ishin edhe viset shqiptare. Diskutimet mes Aleatëve u intensifikuan në fund të tetorit, kohë kur Fuqitë e Mëdha deklaruan prishjen e status quo-së në Ballkan.
