Main Article Content
Abstrakti
Një nga sëmundjet më shkatërruese dhe me pasoja të rënda demografike për Evropën mesjetare, pa asnjë dyshim, qe murtaja, e cila në “Kontinentin e Vjetër” kishte ardhur nga Kina e largët. Epideminë e murtajës të tipit Bubonik (Limfatik) e përhapnin minjtë e zi të ardhur në Evropë nga kontinenti aziatik, ndërsa nga minjtë te njeriu bartej nga pickimi i pleshtave. Ndryshe kjo sëmundje quhej edhe “Vdekja e Zezë”, emër ky që vinte si pasojë e gangrenës së gishtërinjve, hundës dhe buzëve, të cilat me kalimin e kohës merrnin ngjyrë të zezë. Pikësëpari kjo epidemi ishte pasojë e kushteve të dobëta higjienike, mungesës së kulturës shëndetësore të popullsisë, njohurive të pakta mjekësore dhe masave joadekuate të pushteteve vendore për parandalimin e epidemisë.
