Main Article Content

Abstrakti

Libri i fundit i studiueses Nathalie Clayer me titull; “Në fillimet e
nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”,
është një vepër padyshim me disa të dhëna të reja dhe me analiza interesante.
Kështu, Nathalie Clayer, në shtesën e librit “Epilog”, jep për mendimin tim,
përfundime të sakta kur thekson, se forcimi i identitetit kombëtar shqiptar, u bë
vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa, në Kosovë veçanërisht pas viteve 60
të shek. XX. Por, përsëri duhet shtuar se ky proces i zhvillimit dhe forcimit të
identiteteve kombëtare, nuk ishte karakteristikë vetëm për shqiptarët, por edhe
për kombet e tjera në ish-Jugosllavinë. Kështu më 1945 pranohet ekzistenca e
kombit maqedonas, ndërsa pas viteve 60 të shekullit XX zyrtarizohet kombi
boshnjak. Gjithashtu, ajo me të drejtë thekson, se konfliktit i serbëve dhe
shqiptarëve gjatë viteve 1997-1999 ishte pa ngjyrime fetare, bile edhe atëherë
kur sulmoheshin objektet e kultit të njëri-tjetrit, pra mbi të gjitha ky ballafaqim
kishte karakter kombëtar.

Article Details

How to Cite
Krasniqi, Memli. 2023. “NATHALIE CLAYER: “NË FILLIMET E NACIONALIZMIT SHQIPTAR: LINDJA E NJË KOMBI ME SHUMICË MYSLIMANE NË EVROPË”, Shtëpia Botuese ‘Përpjekja’, Tiranë 2009, F. 683”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/hrrbvs10.

Share