Main Article Content
Abstrakti
Në historiografinë shqiptare, trajtimi i periudhës së pushtimit gjerman (shtator 1943 – nëntor 1944) gjatë Luftës së Dytë Botërore përbën një nga çështjet historike më të diskutuara në Shqipëri. Pyetje si, nëse ushtria gjermane ishte kalimtare apo pushtuese, nëse ishte e nevojshme lufta kundër Wehrmacht-it gjerman, apo që nëse kjo luftë çoi vetëm në humbjen e kotë të jetës së njerëzve për një fitore, e cila do të përcaktohej në fronte të tjera dhe nëse Balli Kombëtar dhe Legaliteti luftuan kundër pushtuesit apo u radhitën përkrah tij, si edhe që komunistët provokuan me qëllim një luftë civile për të realizuar synimet e tyre ideologjike përbëjnë thelbin e këtij debati. Shkaku i këtij debati i ka fillesat e tij në politizimin e tejskajshëm të historiografisë shqiptare deri në vitet 1990.
