Main Article Content

Abstrakti

Studimi i historisë së Shqipërisë mbi periudhën e Luftës së Dytë
Botërore dhe sidomos ajo e pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943 - 44 ka
ngjallur deri tani pak interes në historiografinë gjermane. Ndonëse
Shqipëria gjatë luftës kishte një rëndësi anësore për Gjermaninë,
historiani gjerman Christoph Stamm pranon se në studimin shkencor
historik të Luftës së Dytë Botërore ekziston një e çarë. Është për t’u
theksuar, që publikime gjermane mbi politikën e jashtme nacionalsocialiste,
për historinë ushtarake ose strategjinë ekonomike për vendet e
tjera të Ballkanit si Rumania apo Jugosllavia, mundësojnë shpesh
skicimin e drejtimeve bazë të politikës gjermane mbi Europën Juglindore.
Në ndryshim nga ky fakt, problematika e veçantë e Shqipërisë është lënë
jashtë vëmendjes. Ky nënvlerësim mund të shpjegohet me zhvillimet e
veçanta historike të këtij vendi të Ballkanit, si edhe nga “statusi zyrtar
tabu” që kishte ky vend si zonë influence italiane deri në vitin 1943. Edhe
publikimet e njohura të Karl Hnilick-it, Erich Schmidt-Richberg-ut dhe
Gerhard Hümmelchen-it e prekin Shqipërinë vetëm në përshkrimin e
fazës së fundit të angazhimit ushtarak gjerman në Ballkan.

Article Details

How to Cite
Kasmi, Marenglen. 2023. “ASPEKTE TË HISTORIOGRAFISË GJERMANE PËR PUSHTIMIN GJERMAN TË SHQIPËRISË 1943-1944”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/5ekwt466.

How to Cite

Kasmi, Marenglen. 2023. “ASPEKTE TË HISTORIOGRAFISË GJERMANE PËR PUSHTIMIN GJERMAN TË SHQIPËRISË 1943-1944”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/5ekwt466.

Share