Main Article Content

Abstrakti

Pas hyrjes së trupave austro-hungareze në viset shqiptare nga fundi i vitit 1915 deri në mesin e muajit janar 1916, shqiptarët e krishterë dhe myslimanë i pritën ato gati si “çlirimtarë”. Arsyeja ishte se nga fundi i shek. XIX deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, Austro-Hungaria kishte mbështetur interesat kombëtare shqiptare. Ajo ishte një fuqi me të cilën shqiptarët nuk kishin patur përplasje të forta, ndryshe nga sa kishte ndodhur me serbët. Për të kuptuar më qartë, qëndrimin e mbajtur nga autoritetet austro-hungareze ndaj popullsisë dhe klerit mysliman shqiptar, duhen parë me kujdes disa aspekte të rëndësishme: 1. Cilat ishin marrëdhëniet që ndërtuan autoritetet ushtarake dhe civile austro-hungareze në raport me popullsinë myslimane dhe atë katolike? 2. Çfarë qëndrimi mbajti qeveria austro-hungareze kundrejt rritjes së ndikimit xhonturk mbi popullsinë myslimane shqiptare? 3. Çfarë kontributi pati prania austro-hungareze në drejtim të forcimit të institucioneve të fesë islame në Shqipëri?

Article Details

How to Cite
Kadria, Sali. 2023. “QËNDRIMI I AUTORITETEVE AUSTRO-HUNGAREZE NDAJ POPULLSISË DHE KLERIT MYSLIMAN SHQIPTAR GJATË VITEVE 1916-1918”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/n9hvnh68.

How to Cite

Kadria, Sali. 2023. “QËNDRIMI I AUTORITETEVE AUSTRO-HUNGAREZE NDAJ POPULLSISË DHE KLERIT MYSLIMAN SHQIPTAR GJATË VITEVE 1916-1918”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/n9hvnh68.

Share