Main Article Content
Abstrakti
Atdhetari Hasan Prishtina ka hyrë në historinë e shqiptarëve me një veprimtari të gjerë politike, diplomatike, ushtarake, duke skalitur emrin në plejadën e luftëtarëve të paepur të lëvizjes kombëtare çlirimtare të shqiptarëve.
Atë nuk e joshën gradat, ofiqet dhe postet për ta larguar nga veprimtaria e tij revolucionare. Ai qëndroi në pozicionin e opozitarit të përjetshëm kundër të gjithë armiqve të kombit shqiptar. Siç e ka deklaruar vetë “në vend të një kolltuku me turp n Stamboll preferoi kryengritjen me nder në malet e Kosovës”. Dhe Kosova e çështja e çlirimit të saj, si pjesë e pandarë e kombit shqiptar do të bëhej lajtmotivi i të gjithë veprimtarisë së Hasan Prishtinës, deri në fund të jetës së tij.
Article Details
How to Cite
Dezhgiu, Muharrem. 2025. “HASAN PRISHTINA NË LËVIZJET POLITIKE (1920-1924)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/ryk4t203.
How to Cite
Dezhgiu, Muharrem. 2025. “HASAN PRISHTINA NË LËVIZJET POLITIKE (1920-1924)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/ryk4t203.
