Main Article Content

Abstrakti

Hasan Prishtina është një ndër personalitetet më të spikatur të Kosovës e të mbarë Shqipërisë me kontribut të veçantë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, i angazhuar si rrallëkush për arritjen e autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e natyrshëm etnikë.
Veprimtaria intensive në të mirë të çështjes kombëtare në parlamentin osman (3 herë deputet / 1908-1912) në median e kohës, pranë përfaqësive të huaja diplomatike dhe në Komitetin Shqiptar të Stambollit, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës kombëtare etj., si edhe roli drejtues në organizimin e Kryengritjes Antiosmane në Kosovë në vitin 1912, e vendosën Hasan Prishtinën qysh në fund të dekadës së parë të shek.XX, në krye të Lëvizjes Kombëtare por edhe në Kosovë. Për këtë arsye ai konsiderohej person “non grata” për Portën e Lartë, por edhe për qarqet drejtuese të Serbisë, që kishin thurur planet për aneksimin e viseve shqiptare dhe që për ta neutralizuar e internuan në Beograd në dimrin e viteve 1912-1913, por, për këtë arsye edhe u mirëprit në korrikun e vitit 1913 në Vlorë dhe u ngarkua me detyrën e ministrit (të Bujqësisë) në Qeverinë Kombëtare të Ismail Qemalit.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2025. “VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E HASAN PRISHTINËS PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/h09x8f25.

How to Cite

Verli, Marenglen. 2025. “VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E HASAN PRISHTINËS PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/h09x8f25.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 4 5 6 > >>