Main Article Content

Abstrakti

Në këtë artikull, objekti i trajtimit do të jetë mënyra e zyrtarizimit
të gjuhës shqipe, në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit (MKO),
me të cilën u vendosën kornizat e përdorimit të gjuhës shqipe në rrugë
zyrtare. Çështja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe ishte mjaft e ndërlikuar
për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Ligjet e aprovuara përmbanin
lëshime dhe mangësi evidente, që ishin rezultat i një rezistence të palës
maqedonase ndaj kësaj çështjeje. Diskriminimi i ushtruar ndaj
shqiptarëve për një periudhë të gjatë ishte i tmerrshëm, ndërsa përdorimi i
gjuhës shqipe shkoi në nivele më të ulëta, saqë preku edhe toponimet e
qyteteve dhe të vendbanimeve të tjera që duhej të shqiptoheshin sipas
natyrës së gjuhës maqedonase, me qëllim shtypjen e shqiptarëve dhe
asimilimin gjuhësor e kulturor të tyre. Pala maqedonase në asnjë mënyrë
nuk pajtohej me faktin se gjuha shqipe mund të përdorej lirshëm nga
qytetarët shqiptarë të kësaj republike.

Article Details

How to Cite
Siani, Arsim. 2023. “Zyrtarizimi I gjuhës Shqipe Në përputhje Me Marrëveshjen Kornizë Të Ohrit”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/74.

How to Cite

Siani, Arsim. 2023. “Zyrtarizimi I gjuhës Shqipe Në përputhje Me Marrëveshjen Kornizë Të Ohrit”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/74.

Share