Main Article Content
Abstract
Arsimi në Shqipëri përgjatë periudhës 1920-1939 ka pasur
fizionominë e vetë shtetit shqiptar, të brishtë dhe të paformuar mirë.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 shënoi
kurorëzimin e përpjekjeve të shqiptarëve për t’u çliruar nga sundimi
otoman por edhe fillimin e një procesi të gjatë e të vështirë shtetformimi
për ta. Shteti i porsakrijuar shqiptar u përball me një sërë prioritetesh. Ai
duhej të siguronte njohjen ndërkombëtare, të ngrinte administratën
shtetërore, etj. Në kuadrin prioriteteve një vend të rëndësishëm zuri edhe
arsimi. Në këtë fushë qeveria shqiptare duhet të siguronte kushtet
minimale për të filluar procesin e gjatë e të vështirë të arsimimit të një
popullsie të përbërë në shumicë dërrmuese nga analfabetë. Shpallja e
Pavarësisë e gjeti vendin me një numër shumë të kufizuar institucionesh
arsimore, ku numëroheshin rreth 250 shkolla fillore me karakter fetar dhe
disa dhjetëra plotore.
