Main Article Content

Abstrakti

Artikulli synon të japë një vështrim të përgjithshëm rreth pushtimit të Shqipërisë nga Italia në vitin 1939 dhe ndikimit të këtij pushtimi te shqiptarët në Kosovë. Pas pushtimit, Italia ndërmori masa strategjike për realizimin e objektivave të saj politikë dhe ushtarakë.


Studimi thekson rëndësinë e Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938, e cila riktheu shpresat për ribashkimin e Kosovës dhe të Çamërisë, duke forcuar aspiratat shqiptare për të korrigjuar padrejtësitë historike të vendosura ndaj tyre në Konferencën e Ambasadorëve në Londër gjatë viteve 1912-1913.


Pushtimi italian intensifikoi reagimet e liderëve shqiptarë në Jugosllavi kundër shpërnguljes dhe rriti shpresën për bashkim me Shqipërinë. Për shqiptarët e Kosovës, pushtimi italian ishte "drita në fund të tunelit". Propaganda italiane mbështeti idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Gjendja e krijuar nga pushtimi italian nxiti shpresat për realizimin e aspiratave kombëtare, duke intensifikuar reagimet kundër politikave jugosllave të spastrimit etnik. Bashkimi kombëtar dhe përballja me politikat e Beogradit u bënë çështje kryesore për shqiptarët në Kosovë.

Fjalëkyçet

Pushtimi italian, Shqipëri, Kosovë, përbërja etnike, Lufta e Dytë Botërore, rrethanat ndërkombëtare, aspirata shqiptare, politika serbe, bashkim kombëtar.

Article Details

How to Cite
Ademi, Haxhi. 2025. “Pushtimi I Shqipërisë Nga Italia Dhe Reflektimi Te shqiptarët Në Kosovë (1939-1941) ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/yytrjh34.

How to Cite

Ademi, Haxhi. 2025. “Pushtimi I Shqipërisë Nga Italia Dhe Reflektimi Te shqiptarët Në Kosovë (1939-1941) ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/yytrjh34.

Share

References

  1. 1 Me këtë term gjeografik u jemi referuar kufijve të sotëm politikë të Kosovës, që përfshin një sipërfaqe prej 10 877 km². Fjalor Enciklopedik Shqiptar, vëll. II (H-M), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare (Tiranë: Kristalina-KH, 2008), 1293-1323.
  2. 2 Hamit Kokalari, Kosova – djepi i shqiptarizmit, Lidhja Kosovare në mërgim (New York: Flushing N. Y., 1962), 86.
  3. 3 Rexhep Qosja, Çështja shqiptarëve (Prishtinë: Toena: 1998), 111-113.
  4. 4 Hakif Bajrami, “Konventa jugosllave-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve”, në Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Hakif Bajrami (red.), Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova (Prishtinë: 1992), 177; Shpërngulja e shqiptarëve në Republikën e Turqisë (1922-1941) (përmbledhje dokumentesh), përzgjedhja dhe redaktimi Qerim Lita, Instituti i Historisë “Ali Hadri” (Prishtinë: 2019), 5.
  5. 5 Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë (më tej: AIHT), Fondi: Haus, Hof und Staatsarchiv Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej: HHSt.A.PA.A.) (Arkivi Mbretëror dhe Shtetëror, Vjenë), Vj. 23-10-1080, nr. 4269. Relacion tepër konfidencial i kontit Berchtold në Vjenë, dërguar konsullit austro-hungarez në Vlorë Lejhanec, Vjenë, 9 shtator 1913.
  6. 6 Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Bon -Tiranë: Iliria, 1992), 9.
  7. 7 HHSt.A.PA.A. në AIHT, Vj. 24-40-4037, nr. 29. Raport i zëvendëskonsullit austro-hungarez në Prizren, Kohlrus, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, Prizren, 8 shkurt 1914.
  8. 8 Richard C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913: Prelude to the First World War (London, New York: Routledge, 2000), 4-5; Oliver Jens Schmitt, Ballkani në shekullin XX (Tiranë: Artini, 2021), 78-79.
  9. 9 Документи о спољној политици Краљевине Србије 1903-1914, Књига 7, Свеска 1, Одељење историјских наука, Београд, 1980 (Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije 1903-1914, Knjiga 7, Sveska 1, Odeljenje istorijskih nauka (Beograd: 1980)), 617-618.
  10. 10 Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene u themelua më 1 dhjetor 1918 në Beograd, ku në Pallatin Mbretëror, Princi trashëgimtar Aleksandri shpalli solemnisht bashkimin e mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në një mbretëri të bashkuar. Shih Georges Castellan, Historia e Ballkanit (Prishtinë: NGBGSH Gutenberg, 1997), 442.
  11. 11 Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb (1844-1995) (Prishtinë: QIK, 1995), 96.
  12. 12 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (KMKK), Dosja (më tej: D.) 28/3, Nr. 161, II/1991, Viti (më tej: V.) 1921, fl. 1. Mbi krimet serbe në tokat shqiptare, 12 shkurt 1921.
  13. 13 Liman Rushiti, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1941, Instituti i Historisë (Prishtinë: 2004), 86.
  14. 14 Haxhi Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Instituti i Historisë “Ali Hadri” (Prishtinë: 2021), 83-84.
  15. 15 Arkivi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Fondi MPJ (më tej: AMPJ), Viti (më tej: V.) 1960, Dosja (më tej: D.) 530/2. B VII -2, fl. 8-10. Relacion: “Gjendja dhe probleme të popullsisë shqiptare në Jugosllavi”.
  16. 16 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (më tej: AIDSSH), Fondi (më tej: F.) 7, Viti (më tej: V.) 1946, Dosja (më tej: D.) 128, fl. 57-58. Raport mbi Kosovën; Millan Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Institut za istoriju Kosova (Priština: 1981), 223; Ramiz Abdyli, “Vështrim mbi papunësinë në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941)”, në Vjetari, nr. XVII-XIX, Arkivi i Kosovës (Prishtinë: 1984), 232; Jusuf Osmani, Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941, Dokumente: Kolonizimi, vëll. I (Prishtinë: pa botues, 2016), 99-100; Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 454.
  17. 17 Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë më 1918-1941, Instituti i Historisë (Prishtinë: 1981), 177
  18. 18 Osmani, Kolonizimi, Reforma Agrare, I, 94.
  19. 19 Noel Malcom, Kosova një histori e shkurtër (Prishtinë: Koha, 2011), 358.
  20. 20 Osmani, Kolonizimi, Reforma Agrare, I, 58.
  21. 21 Arhiv Jugoslavije, Beograd (më tej: AJ), F. Dvor (Oborri Mbretëror). Shkresë e ambasadës mbretërore dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme – Sektorit politik, Beograd, 19 nëntor 1935; Historija Diplomatije, vol. III, redaktor Vladimir Petrović Potemkin (Zagreb: Matica Hrvatska, 1951), 505-507; Hakif Bajrami, “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1938 për shqiptarët”, në Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike, nr. XII/1982 (Prishtinë: 1983), 245-246.
  22. 22 Vaso Çubrilloviq, Shpërngulja e shqiptarëve (SHBA: botuar në: “Zëri i Kosovës”, organ i lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, 1982), 5.
  23. 23 AMPJ, V. 1960, D. 530/2. B/VII -2-, fl. 8-10. Relacion: “Gjendja dhe probleme të popullsisë shqiptare në Jugosllavi”. Për më tepër, shih: Ali Hadri, “Pozita dhe gjendja e Kosovës në Mbretërinë e Jugosllavisë (1918- 1941)”, në Studime historike, nr. 2 (1988): 78-95.
  24. 24 AIDSSH, F. 7, V. 1946, D. 128, fl. 57-58. Raport mbi Kosovën.
  25. 25 Afrim Krasniqi, Partitë politike në Shqipëri (1920-2006), Instituti i Studimeve Politike (Tiranë: Eurorilindja, 2006), 79.
  26. 26 Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë më 1918-1941, Instituti i Historisë, Prishtinë: 1981, 267-268; Idriz Halabaku, Lëvizjet Nacionalçlirimtare në zonën okupuese bullgare të Kosovës (1941-1944) (Punim i magjistraturës), Universiteti i Prishtinës (Prishtinë: 1977), 39.
  27. 27 Iljaz Agushi pas pushtimit të Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë mbajti pozita të larta, ishte nënkryeministër dhe ministër i Punëve Botërore. “Emërimi i qeverisë së re Libohova”, Tomori, nr. 114, Tiranë, 13 maj 1943, 1; Iljaz Agushi vritet më 27 tetor 1943. AIHT, F. A-V-9, “Kronologjia e ngjarjeve në Shqipëri, 1925-1946”, fl. 30.
  28. 28 Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 26.
  29. ⃰Fjala shtet dhe mbret zëvendësoheshin me JRZ (Jugosovenska Radikalna Zajednica – Bashkësia Jugosllave Radikale) dhe me Stojadinoviq, sepse partia e tij ishte shtetkrijuese dhe se ata duhej të konsideroheshin të shenjtë. Më gjerësisht shih në: Bajrami, Rrethanat shoqërore, 267.
  30. 29 Vrasjet politike në Kosovë filluan që nga viti 1920 me helmimin e Ilija Krasojoviqit në Prizren, vrasjen e Ahmet Mulla Sylës nga Shtimja, vrasjen e Nazim Gafurrit (1923), Zef Lush Markut (1928-1929), Ramë Bllacës (1879-1938/39). Të dhënat janë të ndryshme për sa i përket vitit të vrasjes së Ramë Bllacës: 27 gushti i vitit 1938 dhe viti 1939). Por dihet mirëfilli arsyeja e vrasjes së tij nga ana e pushtetit të Beogradit: u shpreh hapur në Beograd kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Me t’u kthyer nga Beogradi u vra në Bllacë nga Osman Qerimi. Sipas të dhënave të historiografisë shqiptare, vrasja e deputetit ishte atentat i kurdisur nga qeveria në Beograd me qëllim që të përhapej frika te shqiptarët. Shih: Adem Derguti, Rexhep Shahu, Bllaca (monografi), (Kukës: Dy Drina, 2013), 21-43.
  31. 30 Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 28.
  32. 31 Henrry Kissinger, Diplomacia (Tiranë: Laert, 1999), 311; Daut Bislimi, Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Instituti Albanologjik (Prishtinë: 1997), 37.
  33. 32 Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 92.
  34. 33 Kissinger, Diplomacia, 311; Bislimi, Formacionet politiko-ushtarake, 37.
  35. 34 AMPJ, V. 1939, D. 44, fl. 98. Telegram i ambasadorit shqiptar në Londër mbi fjalimin e kryeministrit anglez rreth pushtimit të Çekosllovakisë, Londër, 17 mars 1939.
  36. * Në librin e Kissinger-it del në pah një gabim ortografik, duke ngatërruar Godesberg me fjalën Golesberg. Bad Godesberg është lagje e qytetit të Bonit me 73 172 banorë (2014). www.godesberg.de
  37. 35 Kissinger, Diplomacia, 311-313.
  38. 36 Po aty, 313-314.
  39. 37 Pjesa çeke u bë protektorat gjerman, ndërsa Sllovakia teknikisht u caktua shtet i pavarur, por nën varësinë e Gjermanisë. Më gjerësisht shih: Kissinger, Diplomacia, 314-316.
  40. 38 R. Gerald Hughes, “The Ghosts of Appeasement: Britain and the Legacy of the Munich Agreement,” Journal of Contemporary History (Sage Publications, Ltd., 2013), 48: 4, 688-716, 691.
  41. 39 Eric Hobsbawm, Epoka e ekstremeve (Tiranë: Çabej, 1994), 128.
  42. 40 Adolf Hitler, Testameni Politik (4 shkurt-29 prill 1945), (Tiranë: Helga’s Secrets, 2012), 45; Owen Pearson, Albania and King Zog, Indipendence, Republic and Monachy (Londër: The Center for Albanian Sdudies, 2004), 410.
  43. 41 Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945) (Tiranë: Çabej, 2000), 30; AIHT, F. A-VIII-305, Referati (elaborati) i dr. Ivo Andriqit mbi Shqipërinë, viti 1939 (përktheu Hasan Çipuri), botuar në revistën “Časopis za Suvremenu Povijest, Broj 2(24) godine IX. (Zagreb, 1977) (revista për historinë moderne, Pakti i Londrës dhe Shqipëria), 9; “Italia dhe Shqipëria”, Gazeta e Korçës, Nr. 34, 13 tetor 1920, 1; Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Periudha e Pavarësisë (28 nëntor 1912 – 7 prill 1939), redaktor shkencor Kristaq Prifti, grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2007), 78-80; Më gjerësisht për pretendimet greke ndaj Shqipërisë, shih: AMPJ, V. 1945, D. 128/1, fl. 34; Sonila Boçi, Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit (1939-1949), Qendra e Studimeve Albanologjike / Instituti i Historisë (Tiranë: Kristalina-KH, 2012), 54.
  44. 42 Žhivko Avramovski, “Okupimi i Shqipërisë nga Italia dhe qëndrimi i qeverisë jugosllave”, në Përparimi, nr. 1-2 (1964), 25.
  45. 43 AMPJ, V. 1939, D. 32, fl. 174. Marrëveshjet midis Shqipërisë dhe shteteve të tjera deri më 7 prill 1939, Tiranë, 19 dhjetor 1945; Bajram Xhafa, “Kushtet historike të ngritjes së Mbretërisë Shqiptare”, në Monarkia Shqiptare (1928-1939), QSA / Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2011), 40; Pranvera Teli- Dibra, “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (1931-1934)”, në Monarkia Shqiptare, 146.
  46. 44 Në vitet ’30 të shek. XX, Komiteti i Kosovës në Tiranë vepronte aktivisht, në bashkëpunim me figurat e tjera drejtuese publike të lëvizjes kosovare dhe me rrymat e quajtura “Irredentistët kosovarë prozogistë”. Përfaqësuesit prozogistë nga Kosova ishin shumë aktivë pranë Mbretit Zog dhe përpiqeshin që ta nxisnin atë që t’i mbronte shqiptarët në kuadër të Jugosllavisë dhe dëshironin që, shqiptarët të cilët jetonin në Kosovë dhe në Maqedoni ta ruanin gjuhën e tyre, të ishin të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, të siguronin ekzistencën kombëtare dhe në ndonjë ndryshim historik eventual të haseshin si shqiptarë të vetëdijshëm. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. III (1925-1939), drejtues dhe redaktor shkencor Beqir Meta, grup autorësh, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë: 2020), 606.
  47. 45 Verli, “Interesimi i shtetit shqiptar”, 221-222.
  48. 46 Synimi i Komitetit ishte riaktivizimi i çetave kaçake dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Në periudhën korrik-shtator kryetar ishte Ismet Bej Kryeziu, i cili gëzonte besimin e Zogut. Më pas u emërua Sali Vuçiterna, i cili qëndroi në këtë pozitë deri në verën e vitit 1939. Pas tij u emërua Bedri Pejani. Që të tre këta luajtën një rol të rëndësishëm, ndërsa anëtarë të tjerë ishin Sali Mani (Bajraktari) nga Gashi, Xhaferr Spahia nga Tropoja, Mehmet Aliu nga Vlana – prefekturë e Kosovës, Baftjar Kollovazi nga Borja e Lumës, Murat Koloshi nga Maqellara e Dibrës. Të gjithë këta kishin çetat e tyre të gatshme për çdo aksion. Qendra e Komitetit në Kosovë ishte Gjakova, e drejtuar nga ndërmarrja “Rizvanolli”. Ferhat Draga, aktivizoi në këtë drejtim Xhafer Devën, Shaban Mustafanë, Mustaf Aliun, të gjithë nga Mitrovica, Iliaz Agushin nga Prishtina, Hafiz Abdullahun nga Prizreni. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. III, 607.
  49. 47 AQSH, F. 149, V. 1941, D. I-1170, fl. 109. Mbi situatën e krijuar, Mitrovicë, 1 korrik 1941. Për Komitetin e Kosovës, Bedri Pejani.
  50. 48 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946 (Tiranë: Botimet Jozef, 2018), 58.
  51. 49 Shyqyri Ballvora, “Qëndresa e popullit shqiptar dhe kriza e regjimit fashist të pushtimit (prill 1941 – dhjetor 1941)”, në Studime historike, nr. 1, V. XXI (V) (1968): 178.
  52. 50 AMPJ, V. 1939, D. 44, fl. 102. “Italianët a do të zbarkojnë në Shqipëri”, Gjenevë, 4 prill 1939.
  53. 51 AIHT, F. A-VIII-297, Xhelku Maksutoviç, “Rezistenca evropiane në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1938-1945)”, vëll. I (përktheu Sh. Hobdari), (Rezistenta Europeană in annii celui de-al doilea război mondial 1938-1945, vol. I, Bucurest: 1973), fl. 5; Bajram Xhafa, Qëndresa e 7 prillit 1939, vepër e shtetit kombëtar shqiptar, (Shkodër: Camaj-Pipa, 2007), 12; Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939-1990), redaktor shkencor Kristaq Prifti, grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Tiranë: Toena, 2008), 23.
  54. 52 Xhafa, Qëndresa e 7 prillit 1939, 12.
  55. 53 AIHT, F. A-VIII-297, Xhelku Maksutoviç, “Rezistenca Evropiane në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, fl. 5.
  56. 54 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, f. 23.
  57. 55 Gurakuqi, Shqipëria dhe Tokat e Lirueme, 56-57.
  58. 56 Paskal Milo, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore I (Tiranë: Toena, 2014), 32-33.
  59. 57 The Ciano Diaries (1939-1943), edited by Hugh Gibson (UK: Simon Publications, 2001), 93-112.
  60. 58 Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 92.
  61. 59 Sabit Syla, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës 1939-1981, Instituti i Historisë (Prishtinë: 2012), 30.
  62. 60 Lita, Shpërngulja e shqiptarëve, 401-402. Plani sekret i Shtabit të Përgjithshëm – Beograd, dërguar ministrit të UM, MPJ, MP të Mbretërisë Jugosllave, lidhur me përshpejtimin e shpërnguljes së shqiptarëve, Beograd, viti 1939.
  63. 61 Po aty, 403-404. Shkresë e MPJ të Jugosllavisë, për Shtabin e Përgjithshëm – Beograd, në të cilën përshkruhet aktiviteti i disa krerëve shqiptarë nga Kosova, Beograd, 1939.
  64. 62 Esilda Luku, Diplomacia evropiane ndaj Shqipërisë, ndërmjet dy Konferencave të Paqes (1919-1946), Instituti Albanologjik (Prishtinë: 2015), 262.
  65. 63 Lita, Shpërngulja e shqiptarëve, 405-406. Raport i Shtabit të Përgjithshëm – Beograd, për Ministrinë e Luftës dhe për marinën jugosllave, lidhur me aktivitetin në Kosovë nga ana e Ferhat Dragës, Beograd, qershor 1939.
  66. 64 Po aty, 407. Shkresë e Shtabit të Përgjithshëm – Dhoma e Dytë Operative, dërguar komandantit të Armatës III -Shkup, lidhur me aktivitetin politik të Tahir Zajmit dhe Beqir Malokut, Beograd, maj 1939.
  67. 65 Po aty, 408-410. Njoftim nga MPBJ-ja lidhur me qëndrimin e deputetëve shqiptarë në Prizren, Beograd, gusht 1939.
  68. 66 Po aty, 410. Raport i Shtabit të Përgjithshëm – Beograd, për Ministrinë e Luftës dhe për marinën jugosllave, lidhur me aktivitetin e Ferhat Bej Dragës në Kosovë, Beograd, qershor 1939.
  69.  Kadri Saliu nga Gostivari, Ilaz Agushi nga Nerodimja, Asim Murteza Luzha nga Drenica, Mustafa Dërguti nga Podrimja dhe Zenel Bej Strazimiri nga rrethi i Kaçanikut.
  70. 67 Lita, Shpërngulja e shqiptarëve, 409. Raport i Shtabit të Përgjithshëm – Beograd, mbi aktivitetin e përfaqësuesve politikë shqiptarë.
  71. 68 Po aty, 413. Nga vizita e kryetarit të Ulema Mexhlisit të Shkupit dhe konsullit të Turqisë në Manastir.
  72. 69 Ali Hadri, Lëvizja Nacional-Çlirimtare në Kosovë (1941-1945), Prishtinë: “Rilindja”, 1971, 99.
  73. 70 TV, ABC-Story, “Shqipëria e Madhe që e krijuan fashistët”, pjesa 1, minuta 4-5.
  74. 71 Lita, Shpërngulja e shqiptarëve, 413. Informatë e Shtabit të Përgjithshëm – Beograd, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, lidhur me propagandën e klerikëve katolikë dhe myslimanë shqiptarë.
  75. 72 Po aty, 415. Analizë e Korparmatës III-Shkup, dërguar Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, 19 shtator 1939.
  76. 73 Bajram Shatri, Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX, I (Prishtinë: Libri Shkollor, 2006), 46.
  77. 74 Lita, Shpërngulja e shqiptarëve, 415. Analizë e Korparmatës III-Shkup, dërguar Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, 19 shtator 1939.
  78. 75 Ali Hadri, “Sistemi i pushtimit fashist në Kosovë (1941-1944)”, në Kosova, nr. 7 (1979), 687.
  79. 76 Izber Hoti, Forcat e armatosura në Kosovë gjatës Luftës së Dytë Botërore, Instituti i Historisë (Prishtinë: 1998), 23-34.
  80. 77AIHT, F. A-VIII-297, Xhelku Maksutoviç, “Rezistenca Evropiane në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, fl. 19.
  81. 78 Osman Zeka, Bashkëpunimi i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës me Lëvizjet Nacionalçlirimtare në territoret fqinje (1941-1945) (tezë e doktoratës), Universiteti i Prishtinës & Fakulteti Filozofik (Prishtinë: 1988), 254.
  82. 79 “Trubullimet në Jugosllavi”, Tomori, Tiranë, 1 prill 1941.
  83. 80 Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht (Wehrmachtführun gsstab), Band I: 1. August 1940 - 31. Dezember 1941, Zusammengestellt und erläutert von Hans-Adolf, Jocopsen (Franfkurt: Bernard & Graefe Verlag für Wehrwesen, 1965).
  84. 81 Fehmi Rexhepi, “Sistemi i pushtimit në Gjilan e rrethinë”, në Kosova, nr. 7 (1979), 364.
  85. 82 Fadil Hoxha, “Formimi i njësive ushtarake dhe aksioni i armatosur në Kosovë e Metohi më 1941”, në Përparimi, nr. 708 (1961), 454.
  86. 83 Zbornik Dokumenata i Podataka o Narodnooslobodilačko matu naroda Jugoslavije (më tej: ZDPN). Tom XIII, Knjiga 1, Dokumenti Kraljevine Italije 1941, 1969, 44.
  87. 84 Izber Hoti, “Sistemi pushtues në Prishtinë dhe në rrethinë 1941-1944”, në Kosova, nr. 7 (1979), 346.
  88. 85 Zeka, Bashkëpunimi i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, 253.