Main Article Content

Abstrakti

Kësaj radhe po paraqesim dy dokumente të kohës, të cilat kanë të bëjnë me porositë e Mbretit Zog drejtuar Beogradit (prill 1932), si dhe një dokument tjetër përcjellës të tij. Fjala është për raportin e ministrit Fuqiplotë jugosllav në Shqipëri, J. Gjonoviq, lidhur me këto porosi, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme jugosllav të kohës, Marinkoviq, si dhe një analizë - raport i tij për politikën të cilën duhej të ndiqte Jugosllavia ndaj Shqipërisë. Këto dokumente i kam gjetur në fondin: Zbirka Vojislava Marinkovića - Maramboa, F-140, 40, Albanija, Beograd 16 aprila 1932, në Arkivin Diplomatik jugosllav (Državni Arhiv Saveznog Sekretariata Inostranih Poslova - DASSIP), në Beograd. V. Jovanoviq-Marambo, ka qenë personalitet i dalluar në shumë rrafshe si dhe në atë diplomatik. Ky fond është produkt i angazhimit të tij, për grumbullimin dhe sistemimin e dokumenteve zyrtare shtetërore të zhvendosura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në përmbledhjen e tij gjenden edhe dokumente të tjera me vlerë që kanë të bëjnë me rrjedhat në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, edhe pse në sasi modeste.

Article Details

How to Cite
Arifi - Bakalli, Emine. 2025. “Porositë E Mbretit Zog Drejtuar Jugosllavisë Apo Premisat Bazë për marrëdhënie Të Mira fqinjësore Shqiptaro-Jugosllave”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/zb0bkj15.

How to Cite

Arifi - Bakalli, Emine. 2025. “Porositë E Mbretit Zog Drejtuar Jugosllavisë Apo Premisat Bazë për marrëdhënie Të Mira fqinjësore Shqiptaro-Jugosllave”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/zb0bkj15.

Share

References

  1. Ka raste të arkivimit të dokumenteve të servirura nga nëntoka për qëllime dhe efekte të caktuara. Identifikimi i autenticitetit të tyre mund të bëhet vetëm nga specialisti i kohës dhe i çështjes, i pajisur me njohje të duhur profesionale, sepse siç ka cekur Mustafa Kruja, “...edhe dokumentet janë si dëshmitarët: shumë herë dhe rrejnë” (Mustafa Kruja, Antologji historike: shkrime e përkthime (Elbasan: Sejko, 2001), 26).
  2. Diplomatski Arhiv Saveznog Sekretariata Inostranih Poslova (më tej: DASSIP), Londonsko Poslanstvo (LP), 1932, F-1, nr. 444, Beograd, 6 shtator 1932. Udhëzime për Gjonoviqin nga Kryeministri B. Jeftiq; “ ...ju lutem që t’i kushtoni kujdes të madh maturisë dhe të mos ndërmerrni asgjë pa marrëveshje dhe instruksione tona...”, - porositej i përmenduri lidhur me reagimin e tij në kohën e zbulimit të Organizatës së Fshehtë antizogiste.
  3. Për këtë shih tek Emine Arifi-Bakalli, Drejt eliminimit të faktorit shqiptar në Ballkan - Qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve 1935-1939, Instituti i Historisë - Prishtinë (Prishtinë: 2023), 135.
  4. Për këtë shih te Emine Arifi-Bakalli, Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave 1929-1939, Instituti i Historisë-Prishtinë (Prishtinë: 1997).
  5. Rauf Fico, si përfaqësues i përkohshëm kishte shërbyer edhe më herët në Beograd, ndërsa në fillim të prillit të vitit 1932 filloi punën si ministër Fuqiplotë atje, detyrë në të cilën qëndroi deri në fund të vitit 1936.
  6. Shih tek Emine Arifi-Bakalli, Përballje historiografike, Instituti Albanologjik (Prishtinë: 2015), 77-97.
  7. Bogdan Krizman, Vanjska politika jugoslavenske drzave (1918-1941) (Zagreb: Skolska Knjiga, 1975), 47.
  8. Zvonimir Kulundjić, Politika i korupcija u kralevskoj Jugoslaviji (Zagreb: NIP Stvarnost, 1968), 668.
  9. Emine Arifi-Bakalli, Çështje nga Historia Moderne dhe Bashkëkohore shqiptare, Instituti Albanologjik-Prishtinë (Prishtinë: 2011). Vizitat e Mbretit Aleksandër në një varg shtetesh ballkanike, përjashto Shqipërinë, gjatë vitit 1933, ishin në funksion të këtij Pakti.
  10. Arifi-Bakalli, Çështje nga Historia Moderne, 58-61.
  11. * Kjo “më shumë” kishte të bënte me mundësinë e një marrëveshjeje të karakterit politik e për të cilën Jugosllavia mbeti e mbyllur deri në fund.
  12. ** Esad Pashë Toptani, pas fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe largimit të V. Vidit nga Shqipëria, u kthye në Shqipëri përmes Nishit, ku qëndronte përkohësisht qeveria e N. Pashiqit. Ai shpalli një entitet politik, i cili shtrihej vetëm në Shqipërinë e Mesme. Flamuri i këtij entiteti ishte një sfond i kuq me një yll në cepin e tij. Ndërsa kërkesa e tij për Shqipërinë në kufijtë e vitit 1913, në kohën e Konferencës së Paqes në Paris, nuk ishte synim a vetëdije e tij politike, a nacionale, por thjesht akordim me qëndrimin dhe sugjerimin e Beogradit.
  13. *** Edhe sot e kësaj dite, Esad Pashë Toptanin, qarqe politike e historiografike serbe e ngrenë në qiell dhe e konsiderojnë model të shqiptarit të mirë dhe të ndershëm.
  14. Për këtë shih tek Arifi-Bakalli, Përballje historiografike, 125-163.
  15. * Sintagma serbe “Albansko Pitanje”, ka të bëjë me shtetin shqiptar, me paqëndrueshmërinë e tij, me rishqyrtimin e tij.
  16. Shih tek Arifi-Bakalli, Drejt eliminimit.
  17. “Synimi afatshkurtër i Beogradit: një Shqipëri jo stabile, e varfër dhe e prapambetur nën tutelën e tij (një elaborat i proveniencës serbe për Shqipërinë 1929)”, në Arifi-Bakalli, Përballje historiografike, 227-253.
  18. Noje Fraje Presse, 12.03.1931; Shqipëria e Re, 22.03.1931.
  19. Arkivi i Jugosllavisë (më tej: AJ), Fond: Milana Stojadinovića, F-37, Elaborat i Ivo Andriqit që mban datën 30 janar 1939; Por krahas kësaj, Pashiqi nuk ishte larg idesë së ndarjes së Shqipërisë me Italinë. Ai këtë propozim ia kishte bërë Karlo Sforcës, në një takim në Korfuz që në vitin 1917. (Karlo Sforca, Neimari savremene Evrope (Beograd: Kosmos, 1932), 155.)
  20. DASSIP, Zbirka V. J.M., 1928, F. 21, “Albanija”. “Raport Kralju Jugoslavije o porukama albanskog Kralja Zogua I, od Milosava Jelića, 13.02.1919”.
  21. M. Jeliq, gazetar, publicist, e me përvojë ushtarake, i cili në vitin 1924 bashkëpunoi ngushtë me Zogun edhe në përpilimin e planit të ndërhyrjes për rikthim në krye të Shqipërisë dhe më pas paraqitej si i afërt i tij. Në fillim të vitit 1924, ai vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi një varg intervistash me personalitete shqiptare të cilat më vonë i botoi në librin me titull: Albanija, zapisi o ljudima i dogadjajima, Izdavacka Knjizarnica, G. Kona, Beograd 1933, f. 42-45. M. Jeliq mbeti i magjepsur me A. Zogun. Ai këtë figurë historike shqiptare e përshkruan si: “I gjatë, trup të zhvilluar harmonik, sy të kaltër, flokë bojëkafe, mustaqe delikate, profil romak, qëndrim fisnik... Ajo çka mbetet gjatë në kujtesë është mënyra mbretërore e mbajtjes lart të kokës. Qëndrim koke që mban vetëm një princ. Sepse ky është pikërisht i tillë edhe nga ana familjare, edhe nga ana pronësore dhe nga edukata. Sidomos nga një prirje e lindur që njerëzit t’i binden dhe të realizojë atë që ai dëshiron. Deri kur do ta përcjell ky yll i shndritshëm fati, është çështje tjetër. Gjithsesi, ne largohemi me përshtypjen që pamë më të bukurën që Shqipëria ka në këtë çast”. Jeliqi, nuk lë pa përmendur edhe nënën e tij Sadije, si inteligjente.
  22. DASSIP, Zbirka V. J.M., 1928, F. 21, “Albanija”. “Raport Kralju Jugoslavije o porukama albanskog Kralja Zogua, Beograd Izdavacka Knjizarnica G. Kona, 1933. I od Milosava Jelića, 13.02.1919”.
  23. * Siç veprohej në këto raste, ishte paraparë edhe mundësia që Pakti të zgjatej edhe për pesë vjet të tjera.
  24. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. III, ASA, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet Albanologjike, 2022), 108.
  25. Albanija, zapisi o ljudima i dogadjajima, Izdavacka Knjizarnica, G. Kona (Beograd:1933), 42-45.
  26. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. III, 108.
  27. Emine Arifi-Bakalli, ”Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1925-1939”, në Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. III, ASA, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet Albanologjike, 2022), 108.
  28. AMPJ, V. 1932, D. 118, fl. 24. Shkresë e ministrit Fuqiplotë shqiptar në Beograd, R. Fico drejtuar MPJSH-së, Beograd, 23 nëntor 1932.
  29. Për këtë shih tek E. Arifi-Bakalli, “Çështja e Kosovës” apo çështje lidhur me shqiptarët e Kosovës në Parlamentin shqiptar në vitet 1925-1939”, në 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, përgatitur nga Shërbimi i Botimeve Parlamentare (Tiranë: 2020).
  30. * Bëhet fjalë për vitet 1925-1939.
  31. Një “komunikim” me këtë inteligjencë dhe mënyra se si m’u përgjigj në pyetjen e shtruar lidhur me një çështje nga e kaluara, më ballafaqoi me këtë çështje. Inteligjenca artificiale gabonte, por jo për fajin e saj po për fajin e historianëve shqiptarë.
  32. Shih tek Emine Arifi-Bakalli, Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave (1929-1939), Instituti i Historisë-Prishtinë (Prishtinë: 1997), 173.
  33. Po aty.
  34. * Fjala është për Mehmet Konicën, i cili kishte reputacionin e një ballkanofili dhe deri vonë gëzoi besimin e plotë të Beogradit.
  35. * Persona matanë kufirit, pranë atij me Jugosllavinë.
  36. * Fjala është për ndonjë takim në kohën kur A. Zogu ishte strehuar në Beograd në vitin 1924.
  37. * Me “aksionin” në Shqipëri nënkuptohej kryesisht veprimtaria e nëndheshme jugosllave.
  38. * Me reformën administrative të vitit 1929, Jugosllavia u nda në “banovina”.
  39. ** Fjala është për Organizatën e Fshehtë antizogiste me qendër në Vlorë.
  40. * Një napolon = 20 fr. ari.
  41. ** Fjala është për kredinë e përhershme të qeverisë jugosllave për veprimtari subversive në Shqipëri.
  42. *** Nuk është shënuar a bëhet fjalë për frëng ari apo napolona. Ngaqë Gjonoviqi herë evidencon frangun e herë napolonat, çështja mbetet e hapur. Meqë kjo është një shumë e madhe, besoj se bëhet fjalë për fr. ari.