Main Article Content

Abstrakti

Përgjithësisht, shkenca ka pranuar se Korfuzi ka qenë banuar në
kohët e lashta nga fise ilire, njëlloj si kontinenti përballë tij, deri sa, në
gjysmën e dytë të shek VIII p. e. r. ishulli u kolonizua nga korinthasit.
Gjithsesi, afërsia gjeografike e Korfuzit me kontinentin përballë dhe
banorët e tij krijuan afinitete të tilla midis dy brigjeve të Kanalit të
Korfuzit, që u pasqyruan edhe në përbërjen e popullsisë së ishullit. Pas
shekujsh të tërë sundimi bizantin, normano-svevo-anzhuin e venecian,
aty nga viti 1570, bajliu i Korfuzit, Zuan Mocenigo, raportonte se qyteti
(borgo) i Korfuzit banohej nga rreth 8 mijë persona, prej të cilëve një
pjesë ishin shqiptarë, një pjesë ishin puljezë e qipriotë, kurse pjesa tjetër
ishin lindur aty (da 8 mille anime incirca, parte sono Albanesi, parte
Pugliesi et Cipriotti, il resto nasciuti nel loco). Shqiptarët, që bajliu
Mocenigo jo më kot i rreshton të parët, duhet të ishin një komponent
shumë i rëndësishëm i popullsisë së Korfuzit, nëse konsiderojmë që ata
“fshiheshin” edhe midis atyre personave, që ai i përcakton si “puljezë”,
“qipriotë” e “të lindur aty” (nasciuti nel loco). Burimet thonë se në shek.
XV u sollën në Qipro 1000 luftëtarë shqiptarë, të cilët më vonë u larguan
prej andej për t’u vendosur gjetkë. Në fakt, një lajm nga viti 1550 na
mëson, se atë kohë Venediku transferoi nga Qipro në Korfuz 200 stratiotë
shqiptarë.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2024. “Shqiptarët Në Korfuz Dhe Rasti I Familjes Lanza”. Studime Historike, no. 1-2 (December). https://doi.org/10.61773/jt9m4383.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2024. “Shqiptarët Në Korfuz Dhe Rasti I Familjes Lanza”. Studime Historike, no. 1-2 (December). https://doi.org/10.61773/jt9m4383.

Share