Main Article Content

Abstrakti

Vendosja e Kushtetutës Osmane në korrik të vitit 1908 nuk i fashiti
problemet kombëtare në Perandorinë Osmane. Pas shtypjes së puçit të
prillit 1909, në të cilin “të shtypurit” luajtën një rol të dorës së parë,
Turqit e Rinj vendosën të vinin në jetë pikëpamjen e tyre centralizuese të
bashkimit, sipas së cilës në shtetin osman nuk duhej të kishte turq,
shqiptarë, grekë, armenë, arabë, por vetëm qytetarë osmanë të bashkuar,
të barabartë përpara ligjit, me të njëjtat të drejta dhe detyra. Në gusht
1909 doli ligji mbi shoqatat, zbatimi i të cilit shpërndau shoqatat
kulturore dhe mbylli klubet patriotike. Shpërbërja e çetave në territoret
shqiptare dhe ato maqedonase do të bëhej nëpërmjet vënies në jetë të
ligjit mbi ndalimin e çetave në Rumeli dhe ligjit mbi komitët.
Parashikohej kryerja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për
popullsinë jo myslimane. Turqit e Rinj menduan të centralizonin edhe
sistemin arsimor në Perandori. Pasi dështuan të devijonin ecurinë e
arsimit kombëtar, ata vendosën ta asgjësonin krejtësisht atë. U krijua një
inspektorat për shkollat jo turke dhe u kërkua të vendosej me detyrim
nëpër shkolla dhe gjykata gjuha turke si gjuhë zyrtare. Gjatë vitit 1910,
shkollat shqipe kudo në vilajetet shqiptare u mbyllën duke përfshirë edhe
shkollën Normale të Elbasanit. Gazetat shqiptare u ndaluan dhe botuesit
në shumë raste u burgosën pa gjyq. Qindra nacionalistë shqiptarë u
arrestuan ose u detyruan të kërkonin strehim jashtë vendit.

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2023. “KRYENGRITJA SHQIPTARE ANTIOSMANE E VITIT 1911 DHE DUALIZMI I POLITIKËS GREKE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/jhjvaa67.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2023. “KRYENGRITJA SHQIPTARE ANTIOSMANE E VITIT 1911 DHE DUALIZMI I POLITIKËS GREKE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/jhjvaa67.

Share