Main Article Content

Abstrakti

Në këtë artikull do t’i hidhet një vështrim i shkurtër historisë mesjetare
të Dejës dhe Sardës, dy qyteteve që në Mesjetë ndodheshin në afërsi të
Shkodrës por që sot nuk ekzistojnë më, megjithëse dikur ato ishin qendra
urbane të mirëfillta, me të gjithë komponentët që përbënin një qytet
mesjetar. Këto dy qendra ishin ipeshkvi me kisha të shumta dhe me një
zhvillim zejtar të admirueshëm ekonomik, kulturor dhe bile Deja kishte
edhe një doganë, ngaqë ndodhej në një pikë ku takoheshin rruga e
Shkodrës me atë të Lezhës, prej aty pastaj shkohej më tej për në Prizren.
Pra, një pikë transiti mallrash dhe njerëzish që padyshim luanin një rol të
rëndësishëm në zhvillimin e qytetit. Përveç të dhënave të reja për këto dy
qytete, të sjella në këtë artikull, për të cilat jam bazuar tek punimet e
Konstantin Jireçek, Milan Shuflaj dhe të Oliver Jens Shmit, një kontribut
tjetër i ri këtu (në krahasim me artikujt e tjerë të botuar më parë për këto
dy qytete) janë edhe informacionet përmbledhëse në lidhje me ipeshkvitë
e këtyre dy qendrave dhe ipeshkëvit e tyre gjatë Mesjetës. Për nxjerrjen e
këtyre të dhënave jam përqendruar kryesisht tek Vepra monumentale e
Daniele Falatos dhe Jakobo Koletos “Illyricum Sacrum”, vëllimi VII.

Article Details

How to Cite
Malaj, Edmond. 2023. “QYTETET DEJË, SARDË DHE IPESHKVITË E TYRE NË MESJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/510.

How to Cite

Malaj, Edmond. 2023. “QYTETET DEJË, SARDË DHE IPESHKVITË E TYRE NË MESJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/510.

Share