Main Article Content

Abstrakti

Pasi diskutoi për një kohë të gjatë çështjen shqiptare, më 29 korrik
1913, Konferenca e Londrës mori vendimin përfundimtar, duke e
shpallur Shqipërinë “principatë autonome, sovrane e trashëgueshme,
sipas rendit të parëlindjes, nën garancinë e të gjashtë Fuqive. Princi do të
caktohej nga të gjashtë Fuqitë”. Tërësia territoriale e shtetit shqiptar do
të përcaktohej në terren nga dy Komisione Ndërkombëtare, njëri për vijën
kufitare në Veri dhe tjetri për atë në Jug. Pas një pune disamujore, më 17
dhjetor 1913, anëtarët e Komisioni Ndërkombëtar të Kufirit të Jugut,
firmosën protokollin mbi kufirin shqiptaro-grek2. Protokolli, që mban
emrin e qytetit të Firences në të cilin ai u hartua, prezantonte kompromisi
e Fuqive të Mëdha, midis kërkesave të shqiptarëve që shkonin tej në Jug
dhe atyre greke, të cilat shkonin më në Veri, deri në vijën Himarë-Korçë.
Distriktet e Korçës, të Kolonjës, të Përmetit dhe të Gjirokastrës u
përfshinë brenda shtetit shqiptar, ndërsa krahina e Çamërisë i kaloi
Mbretërisë së Greqisë.

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2023. “PRINCIPATA SHQIPTARE DHE QËNDRIMI I GREQISË (MARS-PRILL 1914)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/469.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2023. “PRINCIPATA SHQIPTARE DHE QËNDRIMI I GREQISË (MARS-PRILL 1914)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/469.

Share