Main Article Content
Abstrakti
Burimet e Antikitetit të Vonë e të Mesjetës së Hershme, ndonëse në
mënyrë të mjegullt, bëjnë fjalë për një ndarje midis Ilirisë dhe Greqisë.
Kështu, në veprën i tij De aedificiis, Prokopi i Qezaresë (shek. VI) flet
për një ngushticë në Veri të Termopileve, që sipas tij
ndante Ilirinë nga Helada. Idenë e një “kufiri” mes Ilirisë dhe Greqisë në
krahun e Maqedonisë Jugperëndimore e gjejmë të materializuar edhe në
Novelën 11 të Justinianit, e cila kishte të bënte me krijimin e një qendre
të re në Ilirik, Justiniana Prima, krahas asaj të mëparshme të Selanikut.
Ky kufi kalonte paksa në Veri të Selanikut. Elementë eksplicitë për
drejtimin që ndiqte konkretisht ky kufi mund të gjejmë shekuj më vonë.
Kështu, në shek. XIV, Kosturi konsiderohej si pjesë e Shqipërisë
(Castoria in partibus Albaniae).
