Main Article Content

Abstrakti

Nezim Berati, është poeti për të cilin është shkruar dhe botuar më shumë nga poetët shqiptarë të shekullit XVIII të cilët shqipen e shkruan me alfabetin arab. Jeta e tij ndonëse ka filluar të ndriçohet që me botimin klasik të George von Hahn-it Studime shqiptare, mbetet sërish plot me paqartësi. Madje edhe saktësia e të dhënave të publikuara deri më tani vihet në pikëpyetje si nga vetë krijimtaria e Nezimit, e cila në shumicën e rasteve ka edhe nota biografike, ashtu edhe nga dokumentacioni i kohës, i parë jo në mënyrë të shterueshme. Këto paqartësi janë reflektuar edhe në vetë emrin e poetit, i cili megjithëse asnjëherë nuk është bërë temë debati, ka njohur formulime të ndryshme në kohëra të ndryshme; deri në vitet ’50 të shekullit të kaluar ai njihet me emrin Nezim Berati, kurse më pas për të do të përdoren emrat, Ibrahim Nezimi dhe Nezim Frakulla.

Article Details

How to Cite
Abazi-Egro, Genciana. 2023. “DY DOKUMENTE TË PANJOHURA MBI JETËN E POETIT NEZIM BERATI (SHEK. XVIII)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/460.

Share