Main Article Content

Abstrakti

Në agim të kohëve moderne, shqiptarët dhe historia e tyre “u zbuluan” si rastësisht nga udhëtarë e studiues të huaj, të cilët u ndeshën me këtë popull gjatë kërkimeve të tyre për popuj të tjerë fqinj, grekët e sllavët. Ky kontakt i tyre me shqiptarët ndodhi në periferi ose jashtë habitatit historik të tyre, në Dalmaci apo në Greqi, ku gjatë mesjetës ishin krijuar ngulime masive shqiptare. Nga këta shqiptarë “të periferisë” apo të diasporës morën shkas sprovat e para albanologjike të studiuesve, si: Pouqueville, Fallmerayer, Hahn, Sathas, Hopf, Miller, Reinhold, Evans etj. Edhe vetë Shuflaj ndeshi rastësisht në faktorin shqiptar ndërsa hulumtonte për të tjera gjëra në arkivat e qyteteve dalmate. Por ndryshe nga të tjerët, tek Shuflaj ky “takim” rastësor ndezi një kuriozitet e një pasion të tillë, që pushtoi krejt qënien e tij shkencore. Siç rrëfehej ai vetë “historia shqiptare, me misteret e saj, ushtron tek studiuesi një forcë manjetike të jashtëzakonshme”. Dhe me një ndjenjë e bindje të tillë, Shuflaj iu vu punës për të zbuluar rropullitë e historisë shqiptare, që kishte mjaft gjymtyrë të shpërndara gjithandej në Ballkan, por që kishte edhe trupin e saj në trevat e Ilirisë së dikurshme të jugut. Në këtë mënyrë, Shuflaj u bë zëdhënësi më autoritar i historisë së shqiptarëve, pikërisht në kohën kur shumëkush përpiqej t’i tregonte ata si një popull pa histori. Dhe ishin kohët (vitet 1910-1930) kur në rend të ditës ishte krijimi dhe konsolidimi i shtetit të shqiptarëve dhe kur këtë shtet shumëkush përpiqej ta privonte nga e drejta historike, akoma më përpara se ta privonte nga territoret e veta.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2023. “MILAN SHUFLAJ, OSE RIZBULIMI I SHQIPËRISË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/439.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2023. “MILAN SHUFLAJ, OSE RIZBULIMI I SHQIPËRISË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/439.

Share