Main Article Content

Abstrakti

Profesor Muhamet Pirraku u lind në fshatin Flamuras të Drenasit, më 12 tetor 1944. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje dhe në Bushat, Shkollën e Mesme Bujqësore e kreu në Prishtinë. Po në Prishtinë mbaroi edhe Fakultetin Filozofik - Degën e Historisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku më 29 tetor 1976 magjistroi me tezën “Rinia përparim-tare e Kosovës 1919-1941”. Për gjashtë muaj u specializua në fushën e historisë e të kulturës në Institutin e Romanistikës-Gjermanistikës së Universitetin e Vjenës, ndërsa më 29 dhjetor 1988 mbrojti doktoraturën, në Degën e Historisë së Universitetit të Prishtinës, me temë “Kultura shqiptare prej viteve 70 të shekullin XVIII deri në vitin 1878”.

Article Details

How to Cite
Lajçi, Lulëzim. 2023. “PROF.DR. MUHAMET PIRRAKU (1944-2014)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/428.

How to Cite

Lajçi, Lulëzim. 2023. “PROF.DR. MUHAMET PIRRAKU (1944-2014)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/428.

Share