Main Article Content

Abstrakti

Ekonomia shqiptare gjatë viteve të para të Monarkisë, dukej në gjendje pak a shumë të mirë. Madje u krijua iluzioni se po shkohej drejt një gjendjeje të begatë. Që prej vitit 1927, Zogu u kërkoi italianëve një moratorium mbi shlyerjen e interesave vjetore të kredive të vitit 1925, si pjesë përbërëse e kërkesës së tij për nënshkrimin e Traktatit të Aleancës (Paktit të Dytë të Tiranës). Italianët u treguan të gatshëm të pranonin, të bindur për përfitimet që mund të nxirrnin prej paktit në fjalë, si dhe për faktin se kjo shtyrje në kohë e shlyerjes së borxhit do ta mbante Shqipërinë më gjatë të lidhur pas Italisë. Roma synonte t’i përdorte huatë e saj si mjet presioni për t’i shkëputur sa më shumë konçesione politiko-ekonomike A. Zogut dhe sigurisht jo për të lehtësuar vështirësitë financiare të Shqipërisë.

Article Details

How to Cite
Verli, Jorina. 2023. “KRIZA EKONOMIKE BOTËRORE DHE REFLEKTIMI NË RAPORTET POLITIKE DHE EKONOMIKE ITALO-SHQIPTARE”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/380.

Share