Main Article Content
Abstrakti
Konferencat Ballkanike (1930-1934) janë një nga ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, por edhe të rajonit të Ballkanit. Studiuesit shqiptarë, si: prof. Gazmend Shpuza, prof. Paskal Milo dhe Ilir Ushtelenca, në studimet e tyre i janë referuar fenomenit në tërësi duke prekur shumë pak qëndrimin e shtypit mbi këto ngjarje. Botimi “Historia e Popullit Shqiptar”, vëll.III i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë 2007) e ka trajtuar këtë ngjarje dhe për këtë arsye shërben si një nga burimet bazë të të dhënave zyrtare. Historia e Konferencave Ballkanike filloi si një nismë e Jugosllavisë dhe Greqisë e më pas përfshiu edhe vende të tjera, si: Shqipëria, Bullgaria, Turqia e Rumania. Ideja e krijimit të Konfederatës Ballkanike u ngrit mbi baza jo të qëndrueshme, sepse shtetet pjesëmarrëse patën konflikte mes tyre, e sheshimi dukej tepër i vështirë. Përgjithësisht, sipas studiuesve amerikanë, aspekti politik krijoi problemet e mosmarrëveshjet më të mëdha për ballkanasit.
