Main Article Content
Abstrakti
E drejta në pashallëkun e Janinës, sikundër edhe në pjesë të tjera të Perandorisë Osmane nuk ishte një e drejtë e sanksionuar si një e vetme dhe e zbatueshme në mënyrë unike në gjithë territoret e saj. Në këtë njësi administrative të Perandorisë kanë vepruar paralelisht disa sisteme diverse të së drejtës dhe secili prej tyre kishte burimet e veta, origjinën historike, bazën sociale dhe traditën morale ku ishte kultivuar dhe vazhdonte të ruhej, të cilat meritojnë një analizë të hollësishme për të kuptuar jo vetëm mënyrën e organizimit dhe funksionimit shtetëror, por edhe mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve të ndryshme shoqërore dhe të aplikimit të këtyre sistemeve ligjorë, të cilat dilnin herë herë jashtë standardit institucional që aplikohej prej perandorisë në juridiksionin e kufijve politikë të saj.
