Main Article Content

Abstrakti

Kuvendi Themelues i Lidhjes Shqiptare, në qershor të vitit 1878, pavarësisht nga shkalla jo e plotë e përfaqësimit të viseve shqiptare, shpalli vendosmërinë e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë së trojeve amtare. Gjithashtu, delegatët që arritën të merrnin pjesë në të, përfshi dhe ata që erdhën me vonesë në Prizren nga vilajeti i Shkodrës dhe solidarizimi telegrafik i përfaqësuesve të Toskërisë, Abdyl Frashëri dhe Qazim Konica, e pajisën Lidhjen që në fillimet e saj edhe me programin kombëtar. Niveli autonomist i kërkesave i parashtruar në Prizren dhe tani në Dibër u diktua nga politika berlineze e Fuqive evropiane të kohës për ruajtjen e status quo-së së Perandorisë Osmane. Kjo politikë e tyre në Ballkanin Perëndimor do të tregohej, për 30 e sa vjet, aq intransigjente ndaj shqiptarëve sa nuk do të përfillte as kërkesën e tyre për autonomi, edhe pse kjo nuk e cenonte politikën që ndiqnin në rajon.

Article Details

How to Cite
Shpuza, Gazmend. 2023. “KUVENDI I PARË I DIBRËS (1 NËNTOR 1878)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/349.

How to Cite

Shpuza, Gazmend. 2023. “KUVENDI I PARË I DIBRËS (1 NËNTOR 1878)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/349.

Share