Main Article Content
Abstrakti
Shqipëria vazhdoi të qëndrojë në fokusin medietik dhe diplomatik ndërkombëtar edhe pas fashitjes së temës lidhur me “kryengritjen e Fierit”. Këtë radhë çështja kishte të bënte me pozicionimin e saj ndaj vendimit të Asamblesë të Lidhjes së Kombeve për sanksione ekonomike kundër Italisë si ndëshkim për fillimin e agresionit ushtarak në Etiopi (3 tetor 1935). Ky cep afrikan kishte mbetur jashtë zaptimit në finalen e madhe koloniale evropiane (fundi i shek. XIX-fillimi i shek. XX). Edhe pse dikur vetë Italia ishte angazhuar për pranimin e këtij shteti afrikan në këtë institucion ndërkombëtar, Benito Musolini asnjëherë nuk kishte fshehur synimet për ekspansion në këtë pjesë të Afrikës. Këto synime imperialiste, të përkrahura dhe nga garda e vjetër diplomatike italiane, morën zhvillim të shpejtë dhe po konkretizoheshin pas Konferencës së Stresës. Në këtë konferencë, Italia dhe Franca të cilat tashmë kishin një marrëveshje së bashku me Britaninë e Madhe rikonfirmuan përkushti-min e tyre për ruajtjen e paqes në Evropë.
