Main Article Content

Abstrakti

Përdorimi i hershëm fetar i gjuhës shqipe, kryesisht në shek. XVII-XVIII, në kombinim me rivalitetet kishtare dhe kundërvëniet e ndryshme ndaj sundimit otoman, duhet të ketë promovuar një lloj procesi të natyrshëm diferencimi kulturor. Theksi vihet mbi rivalitetet fetare ndërmjet Kishës së Romës në Perëndim dhe Kishës së Rumit në Lindje në kontekstin politik të sundimit otoman, si dhe mbi politikat e ndryshme të ungjillëzimit katolik e ortodoks, në zonat e influencës respektive në Shqipërinë e Veriut dhe të Jugut. Në veçanti argumentohet se si motivimet kontradiktore të imperializmit ekleziastik dhe të politikave të ndryshme të përdorimit të gjuhës në shërbesat kishtare dhe në arsimin shkollor, kanë luajtur dashur padashur një rol kufindarës që ka shërbyer për riorganizimin social të ndryshimeve gjuhësore e kulturore, veçanërisht midis të krishterëve ortodoksë greqishtfolës dhe shqipfolës.

Article Details

How to Cite
Doja, Albert. 2024. “PRESIONET KISHTARE DHE POLITIKA E GJUHËS: ROLI KUFINDARËS E KUFITREGUES I PËRDORIMIT TË SHQIPES NË SHEK. XVII-XVIII”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/4w77p727.

How to Cite

Doja, Albert. 2024. “PRESIONET KISHTARE DHE POLITIKA E GJUHËS: ROLI KUFINDARËS E KUFITREGUES I PËRDORIMIT TË SHQIPES NË SHEK. XVII-XVIII”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/4w77p727.

Share