Main Article Content
Abstrakti
Vllehët janë një nga pakicat etno-kulturore që shquhen për marrëdhëniet më të ngrohta me popullsinë shqiptare dhe përbëjnë një model të shkëlqyer historik të bashkëjetesës harmonike.
Për këtë pakicë nuk ka shumë informacion mbi shtrirjen dhe gjendjen e saj në këtë periudhë të parë të turbullt të historisë pas shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë. Sidoqoftë për numrin e arumunëve në prag të pavarësisë së Shqipërisë kemi dy burime relativisht më të besueshme. Në fund të shekullit XIX Weigand jepte shifrën e rreth 17000 vllehëve për territoret në Shqipërinë e sotme politike. Mjaft të ekuilibruara dhe ndofta më të besueshmet mund të konsiderohen burimet zyrtare turke. Statistikat turke të vitit 1908 për Kazanë e Korçës japin shifrën 1544 ortodoksë vllahofonë.
