Main Article Content

Abstrakti

Me rastin e 130-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Instituti i Historisë-Tiranë, organizoi Konferencën Shkencore “Shqiptarët përballë sfidave të bashkimit dhe të lirisë”. Kjo veprimtari u zhvillua më 13 qershor 2008 në një nga sallat e Hotel Tirana International. Në konferencë morën pjesë studiues të shkencave albanologjike nga Shqipëria dhe Kosova, pedagogë të universiteteve, studentë, etj. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Ardian Marashi.
Pastaj u procedua me paraqitjen e kumtesave: “Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane” (Prof. Dr. Ferit Duka), “Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës (Akad. Kristaq Prifti), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit projekt për shtetin kombëtar” (Prof. Dr. Jusuf Bajraktari), “Epopeja e Skënderbeut dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare” (Prof. Assoc. Dr. Luan Malltezi), “Vetëdija kulturore dhe politike e shqiptarëve në kohën Lidhjes së Prizrenit” (Prof. Dr. Pajazit Nushi), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe faktori ndërkombëtar” (Prof. Dr. Ksenofon Krisafi), “Koncepti i nacionalizmit shqiptar si fenomen historiografik” (Dr. Dritan Egro), “Të dhëna nga raportet konsullore austro-hungareze për Ymer Prizrenin” (Prof. Dr. Marenglen Verli), “Pashko Vasa dhe Lidhja e Prizrenit” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza), “Figura e Abedin Dinos dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (Dr. Shkëlzen Raça), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas konsujve francezë në Shkodër” (Prof. Dr. Fehmi Rexhepi), “Bashkëpunimi shqiptaro-grek dhe kursi politik i Megali-Idesë (1877- 1878)” (Ma. Ledia Dushku), “Koncepti komb-shtet në Lidhjen e Prizrenit” (Ma. Sokol Gjermeni), “Qëndrimi i konsujve anglezë në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (Mrs. Frashër Demaj), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në faqet e gazetës New York Times” (Ma. Artan Hoxha), “Vështrim juridik rreth strukturave institucionale të Lidhjes së Prizrenit (Esmiralda Osmani) dhe “Lidhja e Prizrenit në poezinë shqiptare” (Prof. Dr. Klara Kodra). Ajo çka e dalloi këtë konferencë ishin spektri i gjërë tematik i trajtesave si dhe këndvështrimet e reja për disa çështje të rëndësishme që lidhen me dinamikën e marrëdhënieve shqiptaro-osmane gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, jehonën e Lidhjes në shtypin amerikan të kohës, etj. Vlerësimet përfundimtare për konferencën i paraqiti Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Drejtor i Institutit të Historisë së Prishtinës.

Article Details

How to Cite
Duka, Ferit. 2025. “KONFERENCË SHKENCORE NË TIRANË KUSHTUAR LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/eva9sb31.

How to Cite

Duka, Ferit. 2025. “KONFERENCË SHKENCORE NË TIRANË KUSHTUAR LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/eva9sb31.

Share