Main Article Content

Abstrakti

Ekziston tashmë një korpus i madh shkrimesh, artikujsh, zërash enciklopedikë dhe studimesh mbi çështjen e islamizimit të shqiptarëve dhe faktorëve që kanë ndikuar në këtë proces, i cili filloi dhe arriti kulmin gjatë periudhës së sundimit osman në këtë hapësirë. Zbulimi apo publikimi i dokumenteve të reja që datojnë nga kjo periudhë është një zhvillim që hedh dritë dhe zbardh dinamika të reja mbi këtë tematikë, si dhe i shtyn studiuesit ta rimarrin atë sërish në shqyrtim. Në këtë kontekst, edhe ky artikull bazohet në të dhënat e përftuara nga regjistrat kadastrorë të shek. XVI mbi një hapësirë të caktuar administrative të kohës, siç ishte sanxhaku i Elbasanit dhe kazatë e Elbasanit, Durrësit dhe Shpatit, të cilat bënin pjesë brenda kësaj livaje.

Fjalëkyçet

Sanxhak of Elbasan, 16th century, religion, islamization, ottoman cadastral registers. Sanxhaku i Elbasanit, shek. XVI, feja, islamizimi, regjistrat kadastrorë osmanë.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2026. “ISLAMIZIMI NË SANXHAKUN E ELBASANIT GJATË GJYSMËS SË PARË TË SHEK. XVI”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/ag0whc68.

How to Cite

Caka, Eduart. 2026. “ISLAMIZIMI NË SANXHAKUN E ELBASANIT GJATË GJYSMËS SË PARË TË SHEK. XVI”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/ag0whc68.

Share

References

  1. 1 Machiel Kiel, “İlbasan,” TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXII (İstanbul: TDV Yay., 2000), 79-81.
  2. 2 Një dokument i hershëm që na jep informacione të detajuara mbi hapësirat territoriale që ishin pjesë e sanxhakut të Elbasanit, njësitë e tij administrative, kalatë dhe fshatrat bashkë, si dhe numrin e popullsisë dhe të ardhurat, është një regjistër i llogarive të kësaj livaje, i cili daton në vitin 1530. Për më shumë, shih: 367 Numaralı Muhâsebe-i Vilâyet-i Rȗm-ili Defteri ile Avlonya Livâsı Tahrȋr Defterleri (926-1520/937-1530), C. III (Ankara: Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, 2008), 3.
  3. 3 Në Mühimme Defterleri gjenden urdhra të shumtë që i drejtohen kadiut apo sanxhakbeut të Elbasanit për çështje të rendit dhe sigurisë. Ndërsa, në rastet e rrezikut që kanosej nga deti apo gjatë mobilizimeve ushtarake për ekspedita, sanxhakbeu i Elbasanit rezulton të ketë qenë ndër drejtuesit kryesorë të kësaj hapësire, i cili urdhërohej për të organizuar vijën mbrojtëse ose për të mbledhur ushtarë. Madje, kjo nuk vlente vetëm për ngjarjet që ndodhnin në hapësirat përreth, por edhe për ekspedita më të largëta, siç ishte ajo e Maltës (1565) në Mesdhe, ku trupat e sanxhakut të Elbasanit rezultojnë të kenë qenë tejet aktive. Për më shumë detaje, shih: Eduart Caka, “Prania e elementit shqiptar në fushatën osmane të Maltës të vitit 1565,” Studime historike, nr. 1-2 (2019): 44.
  4. 4 Për rivalitetin ushtarak në Adriatik e Ballkan dhe ndikimin e përplasjeve në hapësirat shqiptare, shih: Peter Bartl, Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane, përktheu Pëllumb Xhufi (Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria, 2011).
  5. 5 Feridun M. Emecen, Kanuni Sultan Süleyman ve Zamanı (Ankara: Türk Tarih Kurumu Yay., 2022), 171-177.
  6. 6 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I (Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX), grup autorësh, redaktor përgjegjës Kristaq Prifti, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2002), 560-561.
  7. 7 Bëhet fjalë për gjashtë regjistra përmbledhës, të cilët ofrojnë një panoramë demografike dhe fiskale të dy njësive bazë administrative të perandorisë, Rumelisë dhe Anadollit. Ajo çka është atipike në këtë rast është mënyra e hartimit të regjistrave, të cilët nuk bazohen në të dhëna të mbledhura në terren, por në informacionet e defterëve më të hershëm. Sipas Inalcık-ut, kjo lidhet me nevojat e kancelarisë osmane për të nxjerrë një bilanc të të ardhurave dhe resurseve humane përpara një ngjarjeje të rëndësishme, sikurse ishte ndërmarrja e fushatës ushtarake në drejtim të Europës Qendrore, që do të kulmonte me rrethimin e parë të Vjenës në vitin 1529. Shih: Halil İnalcık, Devlet-i ‘Aliyye: Osmanlı İmparatorluğu Üzerine Araştırmalar, C. I (İstanbul: Türkiye İş Bankası Kültür Yay., 2016), 223, 351. Ndërsa sipas Kiel-it, defteri me numër 367, që përfshin edhe sanxhakun e Elbasanit, i përket vitit 1528. Shih: Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 1385-1912, përktheu Klodiana Smajlaj (Tiranë: AIITC, 2012), 137.
  8. 8 Për një literaturë të zgjeruar në lidhje me islamizimin e elitave, shih: Historia e Popullit Shqiptar, 588-589; Selami Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI), (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1988), 35-38; Dritan Egro, Islam in Albanian Lands during the First Two Centuries of the Ottoman Rule, PhD Dissertation (Ankara: Bilkent University, Department of History, 2003), 193-196; Anton Minkov, Conversion to Islam in the Balkans, Kisve Bahası Petitions and Ottoman Social Life, 1670-1730 (Leiden: Brill, 2004), 71-72; Antonina Zhelyazkova, “Islamization in the Balkans as a Historiographical Problem: The Southeast-European Perspective,” The Ottomans and the Balkans. A discussion of Historiography, Ed. Fikret Adanır, Suraiya Faroqhi (Leiden: Brill, 2002), 241-242; Ferit Duka, “XV-XVIII. Yüzyıllarda Arnavut Nüfusunun İslamlaşma Süreci Üzerine Gözlemler,” OTAM, sy. 2, no. 2 (1991): 65-66.
  9. 9 Halil İnalcık, Fatih Devri Üzerinde Tetkikler ve Vesikalar, I (Ankara: Türk Tarih Kurumu Basımevi, 1954), 158-161; Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 56-
  10. 63. Edhe Skëndi e sheh procesin e islamizimit, veçanërisht të elitave, si një mënyrë që shqiptarët të përfitonin nga rendi i ri politiko-ushtarak që po formësohej në Ballkan me vendosjen këtu të një fuqie të re, siç ishin osmanët. Shih: Stavro Skendi, “Religion in Albania during the Ottoman Rule,” Südost-Forschungen, vol. 15, no. 1 (1956): 311-327. Për një studim të mirëfilltë të gjendjes së elitave shqiptare në prag të depërtimit osman në këto hapësira, shih: Athanas Gegaj, Shqipëria dhe invazioni turk në shekullin XV, përktheu Qemal Velija (Tiranë: Zenit Editions, 2025).
  11. 10 Në regjistrin për sanxhakun e Arvanidit vërejmë se një pjesë e madhe e hapësirave territoriale që u përkisnin sinjorëve vendas është shënuar me emrin e tyre. Fjala vjen, zonat e Gjirokastrës, të cilat kishin qenë prej kohësh zotërime të familjes së madhe të Zenebishëve, edhe në këtë defter janë përmendur si vilajet-i Zenebish. Edhe tokat e Gjon Kastriotit në të njëjtin regjistër përmenden me emrin e tij, pra Juvan-ili. Për më shumë, shih: Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, përgatitur për botim nga Halil Inalcık, përkthyer nga Mykerem Janina, përkthimi i hyrjes dhe përgatitja për botim në shqip nga Eduart Caka, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë (Tiranë: Kristalina-KH, 2017), XIII. Gjithashtu, shih: Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 62-63.
  12. 11 Halil Inalcık, “Ottoman Methods of Conquest,” Studia Islamica, No. 2 (1954): 103-129.
  13. 12 Për më shumë detaje mbi angazhimin e timariotëve të krishterë brenda sistemit osman të timarit në kontekstin ballkanik, shih: Halil Inalcık, “Stefan Duşan’dan Osmanlı İmparatorluğuna: XV. asırda Rumeli’de hıristiyan sipahiler ve menşeleri,” Fuad Köprülü Armağanı (İstanbul: Dil ve Tarih-Coğrafya Fakültesi, 1953), 207-248.
  14. 13 Për më shumë detaje, shih: Egro, Islam in Albanian Lands, 191. Në një artikull me teza “sfiduese” mbi procesin e islamizimit te shqiptarët, Kaleshi thekson faktin se timaret e zotëruara prej të krishterëve kishin të ardhura shumë më të vogla krahasuar me ato të timariotëve myslimanë. Prandaj, me synimin për të ruajtur statusin e tyre, këta detyroheshin të kalonin në besimin islam. Për më shumë, shih: Hasan Kaleshi, “Türkler’in Balkanlar’a girişi ve islamlaştırma. Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri,” Tarih Enstitüsü Dergisi, sy. 10-11 (1979-1980): 188-189.
  15. 14 Shpërndarjet më të hershme të timareve i përkasin defterit për zonat e Përmetit dhe Korçës të vitit 1431 dhe datojnë që në periudhën e sundimit të Bajezidit I (1389-1402). Defteri i regjistrimit të Përmetit dhe Korçës i vitit 1431, përkthyer nga Vexhi Buharaja, përgatiti për botim Eduart Caka (Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2018), XII-XV.
  16. 15 Inalcık, Ottoman Methods of Conquest, 109-113.
  17. 16 Defteri i regjistrimit të Përmetit dhe Korçës i vitit 1431, 61. Për raste të ngjashme në të njëjtin defter, shih 84, 118, 131.
  18. 17 Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 63.
  19. 18 Timari i peshkopit në fjalë përbëhej në total nga një fshat, dhjetë shtëpi, një kishë dhe një vresht. Shih: Regjistri i sanxhakut të Arvanidit, 83-84.
  20. 19 Për shembujt në fjalë, shih Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 69.
  21. 20 İnalcık, Devlet-i ‘Aliyye, 201.
  22. 21 Për më shumë detaje mbi numrin e përgjithshëm të banorëve të perandorisë në këtë kohë, shih: po aty.
  23. 22 Nikolai Todorov, The Balkan City, 1400-1900 (Seattle: University of Washington Press, 1983), 20.
  24. 23 Në rastin e qytetit të Elbasanit, që është temë shqyrtimi e këtij artikulli, shih përshkrimin që Çelebiu i bën pjesës së varoshit: Evliya Çelebi Seyahatnamesi, VIII. Kitap, C. 2, Haz. Seyit Ali Kahraman (Istanbul: Yapı Kredi Yay., 2011), 693-694.
  25. 24 Për një panoramë më të gjerë, shih: Historia e Popullit Shqiptar, 589-590. Për gjendjen e qyteteve shqiptare gjatë shek. XV dhe në fillimet e shekullit pasardhës, shih gjithashtu: Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX), (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1973), 26-30.
  26. 25 Në defterin për zonat e Dibrës të vitit 1467, nahijen e Çermenikës e hasim të regjistruar brenda kazasë së Dibrës, ndërsa në atë me nr. 367 të vitit 1530 për Elbasanin, Çermenika nuk është përfshirë si nahije; ndërkohë që një pjesë të fshatrave të saj i gjejmë të shënuara në listën e vendbanimeve që bënin pjesë në kazanë e Shpatit. Vetëm në regjistrat e viteve 1569-1570 dhe 1583 nahijen e Çermenikës e hasim të shënuar në defterin për sanxhakun e Elbasanit. Për më shumë në lidhje me këtë çështje, shih: Eduart Caka, “Krahina e Çermenikës në burimet osmane të shek. XV-XVI,” Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shek. XV-XVII (Tiranë: Barleti, 2023), 36-47.
  27. 26 Devlet Arşivleri Genel Müdürlğü, Osmanlı Arşivi (më tej: BOA), Tapu Tahrir Defterleri (TT.d.), nr. 472.
  28. * Duke vazhduar nga fshatrat që bënin pjesë në zonën e Kërrabës deri te vendbanimet më të afërta me Elbasanin, siç mund të përmendet Bradasheshi në vitin 1431, ato i gjejmë të regjistruara dhe të ndara në defterin e sanxhakut të Arvanidit. Ndërsa në defterin nr. 367 të vitit 1530, ato, si dhe e gjithë hapësira përreth, janë përfshirë në sanxhakun e Elbasanit.
  29. 27 Në defterët e hollësishëm (mufassal), nën emrat e fshatrave përmenden edhe krerët e shtëpive, përkatësisht me emrin e banorit dhe atësinë e tij. Në rastet kur personi në fjalë është konvertuar rishtas, emri i të atit shënohet si Abdullah, gjë që na lejon të kuptojmë se ky është brezi i parë i konvertuar. Por, nëse konvertimi ka ndodhur më herët, atëherë në regjistrime dallohen dy emra myslimanë, pra i birit dhe i të atit. Fjala vjen, Hyseni, i biri i Abdullahut, duke na lënë të kuptojmë se Hyseni i përket brezit të dytë të konvertuar. Për shembuj të tillë regjistrimesh të ngjashme, shih: Egro, Islam in Albanian Lands, 216.
  30. 28 BOA, TT.d 367, fl. 432. Gjithashtu, shih: Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
  31. 29 Për vendet nga ku u deportuan këta banorë, numrin e shtëpive dhe përjashtimet nga disa detyrime taksore si rrjedhojë e faktit që u shpërngulën në mënyrë të pavullnetshme, shih: Eduart Caka, “The Making of a Bordering Town: The City of Elbasan during XV-XVI Centuries,” Albanian Studies, vol. 2, no. 2 (2023): 66-67. Njëra ndër pikëpamjet që shpjegon konvertimin e shqiptarëve në besimin islam është ajo sipas së cilës ky ndryshim në aspektin religjioz erdhi si rrjedhojë e taksave dhe e detyrimeve ekonomike. Njëri ndër të parët që e ka elaboruar këtë tematikë është edhe Stadmüller-i. Shih: Georg Stadtmüller, “Die Islamisierung bei den Albanern,” Jarbücher für Geschıchte Osteuropas, Bd. 3 (1995): 404-429.
  32. 30 Përveç shtëpive të lartpërmendura, në regjistër shënohen edhe katër shtëpi të tjera, banorët e të cilave, sipas shënimit përkatës, ishin hekurpunues. Shih BOA, TT.d 367, fl. 432.
  33. 31 “Der-nefs-i İlbasan. Mezkurun kafirler evvelden heman haraç virüp ispençden ve Avarız-ı divaniden muaf ve müsellemler idi. Şimdiki halde bi-emr-i padişah-ı alempenah adet üzere haraç ve ispenç ve gayrı rüsum emr olundu. Heman avarız-ı divaniyeden muaflardır diyü defter-i atikde mukayyed olduğu sebepten defter-i cedide dahi kayd olundu.” Po aty.
  34. 32 Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
  35. 33 Po aty. Për demografinë e qyteteve shqiptare në këtë kohë, shih gjithashtu: Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 405-407; Selami Pulaha, “Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatë shekujve XV-XVI,” Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. I (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1989), 45-48.
  36. 34 Për institucionin në fjalë, shih: Eduart Caka, “Vakëfi i Sinan Pashës dhe ndikimi i tij në zhvillimin urbanistik e kulturor të Elbasanit gjatë shek. XVI,” Studime historike, nr. 1 (2024): 5-25; Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 138-139.
  37. 35 BOA, TT.d 367, fl. 451.
  38. 36 Fshati në fjalë në regjistër figuron me 98 shtëpi, të gjitha të krishtera. Shih: po aty, fl. 439.
  39. 37 Po aty.
  40. 38 Për haset e sulltanit në Durrës dhe sanxhaqet e tjera shqiptare gjatë kësaj kohe, shih: Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, 186-188.
  41. 39 Në tabelën e mësipërme rezultojnë 65 shtëpi myslimane, ndërsa në regjistër janë shënuar 63 të tilla, përkatësisht 46 që e paguanin taksën e avariz-it dhe 17 të tjera që mbeteshin të përjashtuara nga ky detyrim. Për shifrat përfundimtare të defterit, shih BOA, TT.d 367, fl. 445.
  42. 40 Në këtë numër përfshihen edhe 12 lagjet që vërehen në këtë kaza, të cilat kishin gjithashtu në përbërjen e tyre shtëpi myslimane, por që nuk i kemi përfshirë në tabelë. Për të dhënat e plota mbi kazanë e lartpërmendur, shih: po aty, fl. 451.
  43. 41 Po aty, fl. 452.
  44. 42 Historia e Popullit Shqiptar, 588-589.
  45. 43 “Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete.” Shih: po aty, 589.